Shtetet e Bashkuara dhe tre nga aleatët e saj, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, i kanë bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara t’i dërgojnë “mesazh të qartë Iranit”, në përgjigje të lansimit të fundit të raketës me kapacitet për të bartur satelitë.
Fuqitë evropiane e kanë cilësuar një hap të tillë si “efekt destabilizues në rajon”.
Ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley, në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se lansimi “ prezanton një kërcënim dhe hap provokativ të Iranit”.
Në letrën e saj të shkruar në emër të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit “ të diskutojë përgjigje të përshtatshme” kundër “aksioneve provokative” të Teheranit.
Në letër thuhet se lansimi nuk ka qenë në përputhje me rezolutën e OKB-së, e cila ka për bazë marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015 me gjashtë fuqi botërore, duke përshirë edhe SHBA-në, sipas së cilës palët u pajtuan për limitimin e programeve bërthamore dhe atyre të raketave balistike, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Mirëpo ambasadori i ri rus në OKB, Vasily Nebenzya nuk është pajtuar me këto deklarata.
Ai u ka thënë gazetarëve më 2 gusht, se Rusia nuk e konsideron lansimin e fundit të raketës nga Irani si shkelje të marrëveshjes bërthamore, ka raportuar TASS.
Më 27 korrik, Irani e ka lansuar raketën më të avancuar të tij, “Simorgh”, me kapacitet të bartjes së satelitëve.
Letra nga Haley është nisur në po të njëjtën ditë kur presidenti, Donald Trump, e ka nënshkruar legjislacionin për sanksione kundër Iranit, Rusisë dhe Koresë Veriore.
Zëvendësministri i jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i ka cilësuar sanksionet si përpjekje të SHBA-së për të sabotuar marrëveshjen bërthamore.
“Nuk do të kundërpërgjigjemi, mirëpo do të refuzojmë të bëhemi pjesë e kësaj loje”, ka thënë Araqchi. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos