LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: PAN-i s’i ka votat as për Veselin e as për Haradinajn

Bajrami: PAN-i s’i ka votat as për Veselin e as për Haradinajn

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron tejet të natyrshëm takimin e sotëm të kryetarit të këtij subjekti partiak, Isa Mustafës, me familjen e Ibrahim Rugovës.

Në Info Magazine të Klan Kosova, Bajrami tha se ky takim nuk ka të bëjë asgjë në lidhje me posedimin e deputetëve të mjaftueshëm për formimin e Qeverisë apo për partneritet të mundshëm me ndonjërin nga subjektet tjera partiake në vend.


Ajo tha se nuk ka asnjë deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa apo në Vetëvendosje që do ta votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar e po ashtu për ta votuar formimin e Qeverisë Haradinaj.

”Nëse koalicioni PDK-AAK-NISMA i ka numrat, këtë e vërteton 3 gushti”, ka thënë ajo.