LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mendon ta denoncojë PSG-në në UEFA për Neymarin

Barcelona mendon ta denoncojë PSG-në në UEFA për Neymarin
Neymar sa ishte te Barcelona

Çështja Neymar sa vjen e bëhet edhe më e komplikuar, pasi Barcelona nuk po pajtohet assesi me largimin e tij edhe në rast pagimi të klauzolës.

Ditëve të fundit është folur shumë për një largim të yllit brazilian, Neymar drejt Paris Saint-Germain, ku këta të fundit thuhet se janë gati të paguajnë edhe klauzolat e largimit të tij prej 222 milionë euro.

Megjithatë, gjiganti katalunas nuk po pajtohet me ‘lojë’ e francezëve për t’ia rrëmbyer Neymarin, dhe drejtuesit e klubit kanë diçka të ‘mençur’ në mendjen e tyre.


Sipas gazetës spanjolle AS, Barcelona po mendon të denoncojë PSG-në në UEFA për thyerje të Fair Play Financiarit (FFP), pasi transferimi i tij prej 222 milionë eurove do të thyente të gjitha rekordet.

Në anën tjetër edhe UEFA para disa ditëve e ka njoftuar skuadrën franceze se duhet të bëj shitje së paku 110 milionë euro, pastaj të tentoj transferimin e yllit brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kalo në kategori