LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shumica parlamentare do t’i përmbush premtimet e dhëna

LSDM: Shumica parlamentare do t’i përmbush premtimet e dhëna

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, i cili tha se LSDM-ja ka harruar premtimet e bëra ndaj qytetarëve. Nga LSDM thonë se politikat destruktive të OBRM-PDUKM-së nuk do të nalojnë reformat për të cilat siç thonë, kanë votuar shumica e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Danev: LSDM-ja të fillojë të sillet si shumicë parlamentare
Lexo po ashtu Danev: LSDM-ja të fillojë të sillet si shumicë parlamentare

“Opinioni ka kuptuar dyftyrësinë, destruktivitetin dhe bllokadat në Kuvend nga ana e OBRM-PDUKM-së, e cila po tenton të ndalojë realizimin e reformave, për të cilat kanë votuar shumica e qytetarëve dhe të cilat sjellin paga më të mëdha, punësime të reja, institucione të pavarura dhe jetë më të mirë për të gjithë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se, përderisa Dragan Danev akuzon për bllokime, ai dhe kolegët e tij partiak në Kuvend në çdo mënyrë po tentojnë të pengojnë punën e Kuvendit dhe trupave kuvendorë.


LSDM thotë se qytetarët janë mërzitur nga politikat destruktive të OBRM-PDUKM-së, ndërsa thonë se përkundër këtyre bllokimeve ata do të realizojnë premtimet e dhëna qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”

Aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”

Kronika e Zezë
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Lajme
Kalo në kategori