Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka bërë publik emrat e atyre që i kanë cilësuar si militantë të Lëvizjes Vetëvendosje të punësuar në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës.
Shemsi Veseli nga kjo degë e PDK-së ka thënë në Ballë për Ballë në Klan Kosova se kjo që PDK ka prezantuar sot nuk është një akuzë ndaj Vetëvendosjes, por janë fakte që kanë dalë nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm.
“Nuk është akuzë, është e konfirmuar me raportin e Auditorit të Përgjithshëm, është një e gjetur që realisht është nga zyra e Auditorit, ne vetëm kemi dëshmuar me emra e me mbiemra se janë militantë të Vetëvendosjes”.
“PDK nuk po shpik, PDK po thotë diçka që e ka thënë Auditori i Përgjithshëm dhe Auditori nuk është i PDK-së”.
Derisa Qëndron Kastrati nga Vetëvendosja ka thënë se këto që ai i ka cilësuar akuza të PDK-së nuk qëndrojnë.
Ai ka deklaruar se të punësuarit me kontratën mbi vepër janë angazhuar përkohësisht për projekte të caktuara të Komunës.
“Kontrata mbi vepër është angazhim i përkohshëm, kemi dy raste në komunën e Prishtinës, rasti i parë është për personat që nuk kanë pasur nevojë për angazhim të përhershëm dhe grupi i dytë është që Ministritë nuk kanë lejuar staf shtesë por që është dashur të kryhen procese andaj janë angazhuar 100 punëtorë sepse kemi afate ligjore”.
Sipas tij, madje PDK ka përllogaritur gabimisht të punësuarit.
“Një pasaktësi e PDK-së është se kontrata mbi vepër parashihet deri në 6 muaj andaj nëse janë 486 kontrata mbi vepër nuk do të thotë se janë kaq individë pasi këta kanë numëruar nga 6 herë të njëjtin person”.
“Kemi rast edhe me artistët si Xuxi e Genc Prelvukaj, që i kanë quajtur militantë e madje kush po e thotë këtë, PDK-ja që e ka kapë gjithë nivelin qendror”.
Por Veseli ka insistuar se në këtë Ndërmarrje ka punësime të militantëve të Vetëvendosjes, madje sipas tij, ka të tillë që janë larguar në pension të parakohshëm, në mënyrë që tu lirohet vendi përkrahësve të Vetëvendosjes.
“Janë 18-20 punëtorë që janë pensionuar, ata persona që kanë shkuar në pension, është një kontratë që se kam parë askund tjetër. Atyre u paguhet viti i parë 100 %, dhe viti i dytë është me 90 % të pagës, 3 vitet e fundit është 80 %”.
“Shumica prej tyre kanë dalë në pension për të liruar vendet atyre që janë me kontratë në vepër”, ka thënë Veseli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.
Në ndërkohë që Kastrati ka thënë se “janë shumë sektorë në Komunën e Prishtinë nuk kanë funksionuar sepse kanë qenë të punësuar anëtarë të familjes së LDK-së dhe PDK-së”.
“Në NPB është paraparë mirëmbajtja e banesave kolektive që nuk ka ndodhur asnjëherë, andaj duhet të merren njerëz në ekip për të përfunduar këto punë”.
“Të gjithë personat që janë të angazhuar në këtë ndërmarrje kanë pagë minimale, më herët kanë qenë paga të majme sepse të gjithë të punësuarit kanë qenë familjarë të zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së”.
E Veseli nga PDK-ja ka thënë se është zhgënjyer me performancën e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës.
“Nëse flasim për realizimin e buxhetit, investimet kapitale, unë kam përkrahë Shepnd Ahmetin por është njëri prej atyre që ka dështuar sa i përket realizimit të buxhetit. Jam i zhgënjyer sepse pritjet kanë qenë shumë më të mëdha”.
Derisa sipas Kastratit nga Vetëvendosja krejt këto deklarime publike të PDK-së së fundmi kanë një arsye.
“Qëllimi është me zhvendosë vëmendjen e qytetarëve prej nivelit qendror, qytetarët veçanërisht ata të Prishtinës iu kanë treguar se ku e kanë vendin. Këta janë shumë të shqetësuar me përkrahjen e Shepnd Ahmetit për Prishtinën”. /klankosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim