LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Kemi refuzuar shumë oferta për Dybalan

Marotta: Kemi refuzuar shumë oferta për Dybalan

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka zbuluar se klubi ka ‘refuzuar shumë oferta’ për yllin e tyre, Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas është lidhur shumë me një transferim të madh në Camp Nou në dritën e spekulimeve të forta se Neymar mund të bashkohet me Paris Saint-Germain këtë verë.

Por, Marotta është treguar i qartë duke bërë me dije se Zonja e Vjetër ka refuzuar shumë oferta në drejtim të yllit të skuadrës.


“Ne kemi refuzuar shumë oferta për të”, ka thënë fillimisht Marotta për ANSA.

“Kur një lojtar është i lumtur të qëndrojë në Juventus, atëherë ai mund të qëndrojë me ne për aq kohë sa dëshiron”, përfundoi menaxheri i përgjithshëm i Juves,

23-vjeçari ka shënuar 41 herë për Bianconerët që kur u bashkua me Palermo në vitin 2015. /Telegrafi/