LAJMI I FUNDIT:

Parku Kombëtar i Pelisterit, vend mahnitës që të ofron qetësi shpirtërore (Foto)

Parku Kombëtar i Pelisterit, vend mahnitës që të ofron qetësi shpirtërore (Foto)
????????????????

Parku kombëtar i Pelisterit është ndër parqet më të vjetra të shpallura në Maqedoni si zona të mbrojtura me ligj. Këtë status e ka fituar qysh në vitin 1948.

Pelisteri gjindet në malin Baba, në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, mbi liqenin e Prespës dhe në perëndim të fushëgropës së Pellagonisë. Qyteti më i afërt me këtë park është Manastiri, vetëm 7 kilometër, si edhe prek kujfijtë jugor me Greqinë.


Sipërfaqja e këtij parku është 12500 hektarë shpatie malore, ndërkaq lartësia mbidetare lëvizë nga 700 në 2600 metër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pelisteri ka disa maja malore që kanë lartësi mbidetare mbi 2000 metër, ndër të cilat Pelisteri është 2601 metër, pra më i larti. Dy liqenet malore, i madhi dhe i vogli, janë mjaftë tërheqës për vizitorët.

Image Credit: Macedonia Travel Blog
Image Credit: Macedonia Travel Blog

Parku kombëtar për të cilin flasim sot është mjaft i pasur në aspekt të llojshmërisë së botës bimore dhe shtazore. Ndër 88 llojet e drunjve, më i njohuri dhe endemiku në këtë park është druri i Molikës, që daton qysh në kohën e terciarit dhe mund të jetojnë deri më 300 vjet.

Sa u përket gjallesave, në këtë park mund të gjenden trofta e Pellagonisë, drerë, ujq, derra të egër, shqiponja, arusha, dhi të egra, disa lloje të zogjve.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ky rajon ka qenë pikë e rëndësishme ushtarake, ku ka patur edhe beteja të fuqishme në periudhën 1916-1917, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me një ajër të pastër alpik dhe mjedis të përshtatshëm për shtëtitje malore, çiklizëm malor, etj, padyshim se Pelisteri është një pikë turistike e Maqadonisë që nuk duhet lënë anash nga harta e vizitave.

Hijeshisë së peisazheve të bukura natyrore, i shtohet edhe prania e të ashtuquajturve lumenj të gurëve.

Të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë një shëtitje në natyrë, në ajër të pastër, të merren me alpinizëm, apo çiklizëm malor, padyshim se duhet që ta vizitojnë këtë park kombëtar, pasi që ofron shumçka. Ia vlen ta vizitosh parkun e Pelisterit, sepse gjen qetësi shpirtërore dhe prifiton shumë nga natyra dhe ajri i pastër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori