LAJMI I FUNDIT:

‘El Clasico’ në Miami: Koha kur zhvillohet derbi ndërmjet Realit dhe Barcës

‘El Clasico’ në Miami: Koha kur zhvillohet derbi ndërmjet Realit dhe Barcës

Rivaliteti ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të bartet në Miami, ku do të zhvillohet dueli ndërmjet tyre – që në ndeshjet zyrtare njihet si ‘El Clasico’.

Ndeshja zhvillohet të shtunën në Hard Rock Stadium në Floridën jugore. Kjo është hera e parë që këto dy skuadra luajnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetëm hera e dytë që luajnë jashtë Spanjës (kanë luajtur në Venezuelë në vitin 1982).


Dy gjigantët spanjollë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në kuadër të International Champions Cup, në kuadër të përgatitjeve parasezonale, ku marrin pjesë edhe Paris Saint-Germaini dhe Juventusi.

Java e ‘El Clasicos’ do të zhvillohet në një atmosferë të tipit të Super Bowl me koncerte, ndeja dhe një festival të tifozëve.

Nëse dëshironi ta shikoni këtë ndeshje, më poshtë i keni disa të dhëna të nevojshme:

Kush: Real Madridi dhe Barcelona, në një El Clasico në Miami.

Kur: Të shtunën, 29 korrik. Transmetimi i spektaklit fillon nga ora 0:00 me kohën tonë. (Ndërsa ndeshja fillon rreth orës 1:30 të mëngjesit të të dielës).

Ku: Hard Rock Stadium, Miami, të Floridës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori