LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe nuk shkon në takim te presidenti Thaçi

Lista Serbe nuk shkon në takim te presidenti Thaçi

Lista Serbe nuk do të shkojë në konsultime në takimin e thirrur për të hënën nga presidenti Hashim Thaçi, për caktimin e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetar i këtij subjekti politik Goran Rakiq, njofton Beta.

“Si kryetar  i Listës Serbe jam mirënjohës për ftesën për konsultime për datën e seancës konstituive të Kuvendit, por mund të them se Lista Serbe nuk do të shkojë në atë takim”, ka thënë Rakiq, përcjell Telegrafi.


Sipas tij, deputetët e Listës Serbe do t’i përgjigjen ftesës për verifikimin e mandateve në harmoni me ligjin.

Rakiq tha se nuk dëshiron që  deputetët dhe populli serb të jenë në situatë të vështirë.

Ai tha se, pasi të dihet emri i mandatarit për Kryeministër, do të bëhen konsultime me Beogradin dhe pastaj të marrin vendim për koalicionet e mundshme.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime, sepse dialogu nuk ka alternativë, por jemi të gatshëm për të kryqëzuar heshtat politike për të vazhduar politikën e paqes, të cilën e ka filluar presidenti Aleksandar Vuçiq. Neve nuk na interesojnë funksionet dhe numri i posteve ministrore, por që serbët të kenë jetë më të mirë në Kosovë”, shtoi Goran Rakiq.

Presidenti Hashim Thaçi, ka thirrur në takim të gjithë liderët e partive politike për ta diskutuar datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por deri më tani vetëm partitë e Koalicionit PAN, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori