LAJMI I FUNDIT:

Pjanic: Asgjë e vërtetë rreth sherrit në Cardiff, duam të fitojmë përsëri

Pjanic: Asgjë e vërtetë rreth sherrit në Cardiff, duam të fitojmë përsëri

Një prej gjërave që po flitet më shumë në Itali është ngjarja që aludohet që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së Juventusit në finalen e Cardifit kundër Real Madridit ku ata humbën me një rezultat të thellë, 4-1.

Për këtë ngjarje kanë reaguar disa nga lojtarët e Juves të cilët e kanë mohuar këtë gjë. Duke filluar që nga vetë Allegri, Bonucci dhe Dani Alves.

I fundit që ka folur për mikrofonin e “SkySport” dhe që e ka mohuar ka qënë boshnjaku Miralem Pjanic, gjithashtu ai ka folur edhe për largimin e Bonuçit.


“Kam lexuar çdo gjë, nuk ka asgjë të vërtetë. Ne humbëm në lojë kundër një kundërshtari shumë më të fortë se ne. Unë shpresoj se ju nuk do të flisni më mbi këtë çështje , sepse asgjë nuk ka ndodhur, përveç fjalëve që ka thënë Allegri”, deklaroi Pjanic.

Boshnjaku foli edhe për mbrojtësin e larguar nga kampionët e Italisë, Leonardo Bonucci.

“Leonardo ka qenë këtu për shumë vite, ai zgjodhi të largohet. Është vendimi i tij, i uroj një fat të mirë. Sezoni i kaluar është harruar, ne kishim një vit të madh, por jo të jashtëzakonshëm sepse në fund të fundit ne nuk e kemi fituar Ligën e Kampionëve, por ne do të përpiqemi përsëri këtë vit”, tha Pjanic i cili në fund foli edhe për titullin e kampionit.

“Nuk është vetëm Juve kandidat për titull. Unë gjithashtu shoh Milanin, Romën, Napolin dhe Interit në betejën për titullin e ligës. Ne duhet të ruajmë vazhdimësinë e duhur për ta fituar përsëri atë”, u shpreh boshnjaku. /Telegrafi/