LAJMI I FUNDIT:

Milano refuzon të paguajë faturën e transportit të kufomës së terroristit Anis Amri

Milano refuzon të paguajë faturën e transportit të kufomës së terroristit Anis Amri
Shpenzimet për transportin e trupit të pajetë të terroristit, Anis Amri, autor i masakrës së Berlinit, kanë përplasur kreun e komunës së Sesto San Giovanni me bashkinë e Milanos.

Kjo e fundit i ka dërguar një faturë mbi 2 mijë euro që të duhet të paguajë administrata e kësaj komune.

Kryetari i Sesto San Giovanni, Roberto Di Stefano, teksa ka kundërshtuar pagesën e faturës është shprehur: “Ne jemi të çmendur!”

“Ne jemi të çmendur. Unë jam i impresionuar, ajo që për më shumë se gjashtë muaj ishte një hipotezë absurde dhe e pamundur në Itali, është bërë tepër realitet. Zyrtarët e mi më  kanë treguar një faturë nga qyteti i Milanos, në shumën 2.160,18 euro që i kërkohet administratës komunale të Sesto San Giovanni të paguajë shpenzimet e “transportit të  kufomës” së  terroristit Anis Amri, autor i masakrës së Berlinit. Që të mos keni asnjë dyshim, ju them tani që unë do të kundërshtoj këtë kërkesë të turpshme dhe fyese dhe se paratë e popullit tim nuk do të përdoren për të përmbushur këtë kërkesë”, tha Roberto Di Stefano, kryetari i Sesto San Giovanni.


Terroristi tunizian Anis Amri u vra në Sesto San Giovanni me 23 dhjetor 2016 pas një shkëmbimi zjarri me policinë milaneze.

I riu kishte mbërritur në Milano pas masakrës që kreu në Berlin gjatë Krishlindjeve.

Trupi i Amri mbërriti në Tunizi më 30 qershor, pas një qëndrimi të gjatë në morg.

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori