LAJMI I FUNDIT:

Borxhi publik i Shqipërisë 66.8%

Borxhi publik i Shqipërisë 66.8%

Borxhi publik i Shqipërisë ra në gjysmën e parë të vitit falë huamarrjes së shtrënguar të qeverisë dhe rritjes së prodhimit kombëtar.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të qershorit borxhi kombëtar zbriti në 66.9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 70 për qind që ishte në fund të vitit 2016.


Pavarësisht rritjes së shpenzimeve gjatë fushatës elektorale, qeveria nuk mori hua, por i financoi ato me të ardhurat e veta. Sipas të dhënave zyrtare, në pesë muajt e parë të vitit, bilanci i buxhetit të shtetit rezultoi me suficit në masën 6.2 miliardë lekë, ose gati 50 milionë euro.

Por kufizimi i huamarrjes është vetëm njëra nga arsyet e rënies së borxhit. Arsyeja tjetër është rritja më e lartë ekonomike.

Treguesi i borxhi publik matet si raport ndaj prodhimit kombëtar, ndaj kur ekonomia rritet, borxhi ulet. Ministria e Financave parashikon se krahasuar me vitin e kaluar vlera e Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të rritet me 95 miliardë lekë duke lehtësuar ndjeshëm borxhin kombëtar.

Megjithatë shifra e borxhit për gjashtëmujorin e parë nuk është përfundimtare, pasi nuk përfshin huatë që qeveria pritet të marrë në gjysmën e dytë të vitit. Në buxhetin e shtetit Ministria e Financave ka parashikuar se për të gjithë vitin borxhit do të rezultojë në 68.9 për qind.

Edhe pse kjo shifër është më e lartë nga treguesi i gjashtëmujorit, ajo sërish përbën një rënie jo të vogël të borxhit krahasuar me një vit më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori