LAJMI I FUNDIT:

Kukësi eliminohet prej Ligës së Kampionëve (Foto/Video)

Kukësi eliminohet prej Ligës së Kampionëve (Foto/Video)

Kukësi është eliminuar prej garave kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kuksianet nuk kanë arritur të shkruajnë histori, megjithëse ka shënuar fitore në takimin e dytë kundër Sheriff Tiraspolit me rezultat 2-1.


Izair Emini kaloi në epërsi ekipin shqiptar në minutën e 35-të ndërsa asistoi në golin e dytë në minutën e 45+1, të cilin e shënoi Pero Pejic.

Ky ishte rezultati që e dërgonte Kukësin në një fazë më lartë  pasi që në takimin e parë kishte pësuar humbje me rezultat minimal prej 1-0.

Por, në pjesën e dytë ekipi ynë nuk arriti të ruante rezultatin që e dërgonte në një fazë të mëtejme të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Cyrille Bayala dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë morri një pasim të saktë, të cilin nuk e shpërdoroi dhe realizoi golin e cili doli të jetë i “artë”.

Pero Pejic kishte rastin më të mirë për vendasit në pjesën e dytë, por dështoi të realizoi gol nga pika e bardhë dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Në vazhdim të ndeshjes më Kukësi nuk arriti të shënonte gol, megjithëse kishte edhe një lojtar më shumë në fushë pasi që Jeremy de Nooijer morri kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin në të 77 minutë.

Pas kësaj, skuadra moldovase do të takohet me Qarabagun e futbollistit shqiptar, Ansi Agolli. /Telegrafi/


Izair Emini Goal HD – Kukesi (Alb) 1-0 Sheriff… by riqezi


Pero Pejic Goal HD – Kukesi (Alb) 2-0 Sheriff… by football365life2


Cyrille Bayala Goal HD – Kukesi (Alb) 2… by Football–Live

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori