LAJMI I FUNDIT:

Në Kuvendin e Maqedonisë diskutohet për tranpsarencë të kuvendeve të Ballkanit Perëndimor

Në Kuvendin e Maqedonisë diskutohet për tranpsarencë të kuvendeve të Ballkanit Perëndimor

Në Kuvendin e Maqedonisë do të mbahet panel diskutim për qasje dhe transparencë në kuvendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë diskutim do të prezantohen drejtimet e secilit shtet, si një hap i parë drejt një fushate më të madhe për përfaqësim që do të promovojë qasje dhe qeverisje të mirë.

Diskutimi paraqet aktivitetin e dytë për përfaqësim në kuadër tëp rojektit Action See, si edhe prezantim të parë zyrtarë të udhëzimeve që i ka përgatitur konzorciumi projektues.


Përveç përfaqësuesve të OJQ-ve të rajonit që janë pjesë e projektit, në diskutim do të marrin pjesë edhe deputetët të kuvendeve të rajonit dhe të Maqedonisë, OJQ që merren me çështje kuvendore, si edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave në Maqedoni./Telegrafi/