LAJMI I FUNDIT:

50 Cent: Mayweatherin e kam si vëlla të vogël, ndihmova që të ndodhte meçi ndaj McGregor (Video)

50 Cent: Mayweatherin e kam si vëlla të vogël, ndihmova që të ndodhte meçi ndaj McGregor (Video)

Reperi i njohur amerikan, Curtis Jackson, i njohur me nofkën 50 Cent, i ftuar në emisionin televiziv Jimmy Kimmel Live, ka thënë se ai ka qenë nismëtari dhe ndoshta personi që ka ndikuar më shumë te zhvillimi i duelit të boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.

Jackson është një mik i ngushtë i Mayweather, madje ai e konsideron boksierin si “vëllanë e vogël” dhe ka deklaruar se ka qenë gjithnjë dakord që kjo sfidë të kryhej, transmeton Telesport.


McGregor thotë se është “gjysmë i zi”, fyen Mayweatherin dhe reperin 50 Cent në New York (Foto)
Lexo po ashtu McGregor thotë se është “gjysmë i zi”, fyen Mayweatherin dhe reperin 50 Cent në New York (Foto)

“Unë e kam inkurajuar edhe presidentin e UFC-së, Dana White, që kjo sfidë të zhvillohej, duke i thënë të mos e lërë këtë shans t’i ikë nda duart”, është shprehur 50 Cent gjatë intervistës.

Më tej, reperi i ka pranuar se do të jetë i pranishëm më 26 gusht për ta parë duelin dhe ka konfirmuar mbështetjen e tij për mikun e tij, Mayweather.

“Është e vështirë ta godasësh, është një kampion”, ka thënë Curtis Jackson, i cili shpeshherë është fotografuar me Mayweather.

https://youtu.be/I1L_McwWGMg