LAJMI I FUNDIT:

PSG nuk dëshiron të bëhet pjesë edhe një herë e spektaklit ‘Neymar’

PSG nuk dëshiron të bëhet pjesë edhe një herë e spektaklit ‘Neymar’

Lajmi më i bujshëm i orëve të fundit për sa i përket tregut të transferimeve ka qenë padyshim gatishmëria e Paris Saint-Germainit për të paguar klauzolën e largimit të Neymar nga Barcelona, që kap shifrën 222 milionë euro.

Por jo vetëm kaq, sipas raportimeve që vinin nga Spanja, klubi parizien do ta paguante yllin brazilian 30 milionë euro në sezon.


Marca shkonte më tej, duke siguruar se në ditët në vazhdim do të organizohej një takim mes presidentit Al Khelaifi dhe babait të Neymar për të përcaktuar detajet e fundit të marrëveshjes. Arsyeja kryesore pse Neymar po kërkonte largimin nga blaugranat lidhej me faktin se me Lionel Messin në skuadër ai nuk do të bëhej kurrë futbollisti me më shumë influencë të Barcelona.

Gjatë kësaj të marte ka reaguar klubi francez, që i është përgjigjur interesimit prestigjiozes Lequipe për këtë çështje, transmeton SS.

“Nuk do të bëhemi për herë të dytë pjesë e spektaklit Neymar. Ka një klauzolë shumë të lartë, duhet të jemi realistë.”

Te Paris Saint-Germainit janë të zhgënjyer nga qëndrimi i përfaqësuesve të brazilianit, të cilët një vit më parë shfrytëzuan kontaktet me francezët për të rinovuar kontratën me Barcelona me shifra më të larta.

Në fakt PSG vazhdon të jetë i fokusuar për afrimin e një sulmuesi cilësor, por fokusi për momentin është tel Alexis Sanchez, i cili vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës me Arsenalin.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori