LAJMI I FUNDIT:

“Monstra” dhe “Kumanova”, jo në mesin e arsyeve për shkarkimin e Zvërlevskit (Video)

“Monstra” dhe “Kumanova”, jo në mesin e arsyeve për shkarkimin e Zvërlevskit (Video)

Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji nuk shpjegon se përse në ekspozenë për shkarkimin e Kryeprokurorit Publik Marko Zvërlevski, në mesin e vërejtjeve të Qeverisë ndaj Kryeprokurorit nuk janë përfshirë edhe rastet si “Monstra”, protestuesit e Monstrës dhe “Kumanova”, njofton Alsat M.

Ministri Saliji pretendon se në konstatimin e Qeverisë thuhet se Zvërlevski ka vepruar në mënyrë jo profesionale.


Si ka punuar Prokurori Zvërlevski, duke mos hyrë në detaje, mendoj se edhe në arsyetimin e Qeverisë përmendet qasja jo profesionale dhe e përgjegjshme e tij në zgjidhjen e çështjeve të cilat kanë qenë të hapura – deklaroi Bilen Saliji, Ministër i Drejtësisë.

I pari i dikasteri të Drejtësisë shpjegoi se mos leximi i ekspozesë nga ana e tij si ministër është bërë për arsye teknike. Javën që lamë pas, zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski para deputetëve lexoi ekspozenë për shkarkimin e Kryeprokurorit Publik Marko Zvërlevski. Pikat mbi të cilat ishte bazuar arsyetimi i Qeverisë kishin të bënin kryesisht me qasjen jo profesionale të Zvërlevskit ndaj rasteve të opozitës, skandalit të përgjimeve dhe mos procedimin e Zvërlevskit ndaj krimeve të OBRM-PDUKM.

Marko Zvërlevski si Kryeprokuror Publik ka vepruar duke u thirrur në emrin e partisë dhe familjes që ishte në pushtet dhe në vend që të angazhohet për drejtësi dhe të drejta të njeriut, veproi me heshtje duke mos marrë asnjë veprim ndaj krimit në kryesinë e OBRM-PDUKM-së. Prokurorinë Publike e shndërroi në instrument i kontrolluar nga Qeveria – tha Oliver Ristovski, Zëvendësministër i Drejtësisë.

Opozita akuzoi ekzekutivin se arsyetimi i Qeverisë është politik dhe aspak juridik. Sipas deputetëve të OBRM-PDUKM-së shkarkimi i Zvërlevskit bëhet për arsye revanshizmi, ndërsa sipas tyre LSDM-ja shkarkon Zvërlevskin me qëllim që ky i fundit të mos e ndjek penalisht Kryeministrin Zoran Zaev për rastin “Mitmarrja” dhe “Puçi”. Shkarkimi i Zvëlevskit është në procedurë parlamentare. Numri i madh i deputetëve të paraqitur për fjalime procedurale dhe replikat e një pas njëshme të opozitës, pamundësuan që javën e kaluar të shkarkohet Kryeprokurori Zvërlevski. Sipas dinamikës se si po ecën procedura parlamentare për shkarkimin e Kryeprokurorit dhe duke pasur parasysh obstruksionet e OBRM-PDUKM-së me 10 grupe parlamentare, nuk përjashtohet që shkarkimi i Zvërlevskit të zvarritet deri në prag të zgjedhjeve lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Kalo në kategori