Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, për ditoren serbe Blic thotë se historia te shqiptarët, si te serbët, bazohet në gënjeshtra dhe mite. Kjo për të është një nga arsyet se pse sot partia kryesore në Kosovë është Lëvizja Vetëvendosje.
Ai thotë se Kosova është shtet dhe se meritor për këtë janë fuqitë perëndimore e jo populli i Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Shqiptarët ende nuk janë të vetëdijshëm se e kanë një shtet dhe ende ndjehen si pakicë etnike. Ata e kanë këtë psikologji, për shkak të ndikimit kritik të Perëndimit në formimin e këtij shteti. Kjo reflektohet nga gjestet e forcave politike në Kosovë që flasin për bashkimin me Shqipërinë. Kjo do të thotë se Kosova nuk shihet si shtet i tyre. Kjo do të thotë se Kosovën nuk e përjetojnë si shtet të tyre, po si zgjidhje të imponuar. Po ta perceptonin Kosovën si shtet i tyre, do ta mbronin e nuk do t’ia ofronin Shqipërisë”, thotë ai teksa shton se është i bindur se në një referendum eventual për bashkim me Shqipërinë, 99 për qind e shqiptarëve në Kosovë do të votonin kundër.
Spahiu nuk e sheh problem mbijetesën e Kosovës, por veç me ndihmën e Perëndimit.
“Kosova është e vogël sa për Perëndimin nuk është problem as a mbetet e as nëse zhbëhet”, thotë Spahiu, teksa shpreh frikën nëse VV dhe Albin Kurti vijnë në pushtet.
“Kurti do ta izolojë dhe varfërojë Kosovën edhe më shumë”, shprehet ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251