LAJMI I FUNDIT:

Shumë zhurmë për “asgjë”!

Shumë zhurmë për “asgjë”!

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ismet Beqiri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar çështjen e ndërtimit të xhamisë në lagjen Dardania.

“Këto ditë është aktualizuar çështja e ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë. Është ndarë lokacioni për të, diku 5 vite më parë, është vënë edhe gurëthemeli për ndërtimin e saj. Janë absurde, të paqëndrueshme dhe të papranueshme obstruksionet, bllokadat dhe mosdhënia e lejes për ndërtimin e saj nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës. Qytetarët e besimit mysliman meritojnë një xhami të tillë, është e drejtë elementare e tyre, e drejta e besimit është e garantuar me Kushtetutë. Mos po i pritni zgjedhjet lokale të 22 tetorit? Kjo punë është dashur të kryhet”, ka shkruar ai.


Në anën tjetër, asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, i kontaktuar nga Insajderi ka thënë se ai dhe partia e tij nuk kanë ende një version zyrtarë në lidhje me këtë çështje.

“Po, unë besoj që është e drejt e tyre, sepse është e nevojshme. Ka një nevojë të madhe për një objekt të tillë në Prishtinë”, ka thënë Çelaj.

Kundërshtohet ndërtimi i xhamisë në Prishtinë, tregohen edhe arsyet
Lexo po ashtu Kundërshtohet ndërtimi i xhamisë në Prishtinë, tregohen edhe arsyet

Ndërkaq, Agim Gashi, asamblist nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë për Insajderin se kjo parti do ta mbështeste ndërtimin e xhamisë nëse ajo shërben vetëm si kult fetar e jo nëse shndërrohet në qendër tregtare apo Qendër Kulturore Islame.

Reagime ka pasë edhe nga qytetarët dhe aktivistët e partisë Fjala. Fatmir Smajli nga ky subjekt ka thënë se peticioni kundër xhamisë në Prishtinë është i kamufluar.

Xhabir Hamiti: Xhamia duhet të ndërtohet
Lexo po ashtu Xhabir Hamiti: Xhamia duhet të ndërtohet

“Lëreni rehat popullin dhe besimtarët në të drejtën e tyre”, thotë ai. “Në demokraci fiton shumica, e ju në emër të demokracisë po luani me shumicën! Kjo xhami, me ose pa peticione, me ose pa pëlqimin e atyre që e urrejnë, me ose pa reflektimin e institucioneve, do të jetë pjesë e selfie-ve tona dhe tuaja së shpejti”.

Reagime ka pasë edhe nga avokati Arianit Koci, i cili thotë se me këtë xhami një “lojë e fëlliqur politike”.

“As Shpend Ahmeti, as satelitët e tij, s’bën të bëjnë lojëra të fëlliqura politike me objektin e pandërtuar të Xhamisë së Madhe. Kjo për shkak Kryetari i Prishtinës prej kohësh është duke tentuar të bllokojë ndërtimin e Xhamisë. S’ka pasur guxim të dalë dhe ta sqarojë pozicionin. I ka nxjerr prej xhepi shërbëtorët e Vetëvendosjes ndërsa vetë po këqyrë seri”, ka shkruar Koci në Facebook. “Shpend Ahmeti, nëse është bash trim, nëse është bash i sinqertë, nëse është bash Kryetar i gjithë qytetarëve të Prishtinës, duhet të dalë e të sqarojë nëse do të lejojë apo jo ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë”!

Por, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deri më tani nuk e ka komentuar peticionin nga qytetarët e Prishtinës që Xhamia në lagjen Dardania të mos ndërtohet për shkak të planit urbanistik. Në postimin e tij të fundit ai ka shkruar: “Kaloi një javë nga certifikimi i zgjedhjeve dhe ende nuk ka thirrje për seancë. A çdo orë na përkujtojnë që i kanë numrat. Deri më tani çdo deputet e kanë përfol e secili e ka demantu”!

Sidoqoftë, më herët, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në dy dokumentet mbi të cilat lëshohen lejet për ndërtim – Plani Urban dhe Plani Zhvillimor – nuk është paraparë ndërtimi i xhamisë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ndryshe, peticioni që kundërshton ndërtimin e kësaj xhamie, tash dal në online (shiko: KËTU). Ndërkohë, Bashkësia Islame e Kosovës e ka quajtur të kotë këtë peticion. Anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, duke folur për portalin ndërtimi.info ka thënë: “Leja nuk është dhënë ende. Kjo çështje do të debatohet në nivel komunal. Neve na është premtuar që deri më datën 22-23 të këtij muaji do të përfundojë dhe ne po presim, pasi nuk kemi çka të bëjmë më. Që tri vjet po merremi me këtë projekt dhe tash e 5 muaj e kemi dorëzu në Komunë”, ka përfunduar Resul Rexhepi, duke potencuar se kjo nuk është “xhami personale e individuale”. /Telegrafi/