LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtohet ndërtimi i xhamisë në Prishtinë, tregohen edhe arsyet

Kundërshtohet ndërtimi i xhamisë në Prishtinë, tregohen edhe arsyet

Një grup qytetarësh, por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë reaguar për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas tyre kjo xhami po ndërtohet jashtë rregullave urbanistike të kësaj lagjeje.


“Ideja nuk është më ndalu ndërtimin e xhamisë, por i kësaj xhamie”, ka thënë Yll Rugova nga shoqëria civile.

“Prishtina ka plan urbanistik dhe duhet të ndjekin disa rregulla”.

“Në këtë kontekst, objekti ne fjalë që po kërkohet të merr leje, nuk është në përputhje me ambientin që është duke u ndërtuar”.

“Kërkesa për leje do të shkojë në Kuvendin Komunal dhe këtë do ta votojnë sipas gjitha gjasave asamblistët”.

“Ne po kërkojmë që edhe ky objekt të kalojë të gjitha proceset, sikurse edhe objektet e tjera”.

Kështu ka thënë Rugova në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

“Unë nuk i kuptoj pse Bashkësia Islame e Kosovës insistojnë kaq shumë në këtë projekt”.

“Ne i inkurajojmë asamblistët ta votojnë një projekt për xhaminë në këtë pjesë të Prishtinës, por jo këtë projekt”.

“Nuk kemi asnjë tendencë – kjo ka të bëjë me BIK, sepse ata po mundohen në këtë kohë kur nuk ka institucione ta kontrabandojnë çështjen e xhamisë”.

“Nuk më pengon xhamia, më pengon nëse aty ndërtohet një objekt i shekullit 15”.

“Unë jam absolutisht pro ndërtimit të një xhamie aty”.

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori