LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Qeveria Haradinaj do të kishte dy kryeqytete – Prishtinën dhe Beogradin (Video)

Kurti: Qeveria Haradinaj do të kishte dy kryeqytete – Prishtinën dhe Beogradin (Video)

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Arena” me Dritan Hilën në Ora News, tha se sipas Kushtetutës, është Ramush Haradinaj ai që duhet të përgatitet për të krijuar Qeverinë e re. Sipas tij, Haradinaj duhet të sigurojë edhe 10 votat e deputetëve serbë, nëntë prej të cilëve janë të kontrolluar nga Beogradi.

“Këto zgjedhje na kanë bërë partinë më të madhe në Republikë”, ka thënë ai. “Populli na dha të drejtë. Unë besoj se ka një faktor shtesë që e kemi dyfishuar votën tonë. Kjo është puna shumëvjeçare sistematike. Nuk kemi mbjellë tranguj që piqen për tre muaj, por ullinj”.


Sipas tij, koalicioni PDK-AAK-NISMA, nëse ia del të bëjë qeverinë, do të ishte e brishtë me kryeqytet edhe Prishtinën e edhe Beogradin.

“Bie fjala, kemi Ligjin për Sigurimet. Duhet të pyetet Lista Serbe dhe më tutje duhet të pyetet Beogradi. Ne e kuptojmë që serbët duhet të jenë deputetë aty, mirëpo është absurde që në shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh të varesh nga deputetët e listës serbe”, ka thënë ai duke shtuar se sivjet mund të kemi zgjedhje të reja parlamentare.

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Politikë
Kalo në kategori