LAJMI I FUNDIT:

Mustafa nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Evropiane të Investimeve

Mustafa nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Evropiane të Investimeve

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendës presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Dario Scannapieco, kanë nënshkruar në Trieste Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve, e cila do të mundësojë përfshirjen e BEI-së në përgatitjen dhe financimin e projekteve të përzgjedhura përbrenda listës prioritare që përkojnë me objektivat zhvillimore të Kosovës.

Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë identifikuar fushat kryesore të bashkëpunimit dhe përfshijnë: transportin, energjinë, infrastrukturën komunale dhe mjedisore, arsimin, shëndetësinë, strehimin social, bujqësinë, si dhe mbështetjen e sektorit privat.


Gjatë takimit është theksuar përkrahja e mëtejme e Bankës Evropiane për Investime për shumë projekte të rëndësishme në Kosovë, si dhe u diskutua për rehabilitimin e linjave hekurudhore, rrugëve automobilistike, për projekte të mundshme në shëndetësi, në sektorin e ujërave dhe ngrohjes qendrore, për bashkëpunimin me sektorin privat e në fusha të tjera.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Triestes, ku ishin të pranishëm liderët e shteteve kryesore të BE-së si dhe kryeministrat e rajonit, Mustafa, ka zhvilluar takime të ndara edhe me komisionerë të BE-së, zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller dhe personalitet të tjera, të cilët kanë vlerësuar se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa, duke shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori