LAJMI I FUNDIT:

Debati në “Përballje”: Drejtësia e vonuar dhe rasti i Shyhrete Berishës (Video)

Debati në “Përballje”: Drejtësia e vonuar dhe rasti i Shyhrete Berishës (Video)

Në emisionin “Përballje” – prodhim nga Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu – sot do të diskutohet rasti gjyqësor i të mbijetuarës së masakrës së kryer nga forcat serbe ndaj familjes Berisha në Suharekë, gjatë vitit 1999.


Shyhrete Berisha, e cila në këtë masakër kishte humbur fëmijët dhe burrin, kishte nisur betejën ligjore për shtëpinë në të cilën kishte jetuar deri në ditën kur iu vranë më të dashurit e saj.

Si ndodhi që rasti të zgjasë që nga paslufta? Si e ka pritur ajo vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, për të drejtën e saj mbi pronësinë e gjysmës së shtëpisë dhe të tokës në të cilën ka jetuar me familjen? Cilat janë dëshirat e saj për këtë pronë?

Për këtë rast të ndjeshëm, por shpresëdhënës për të drejtat në Kosovë, flasin avokati i Shyhrete Berishës, Naim Qelaj, si dhe Luljeta Demolli – drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore.

Emisionin “Përballje” mund ta shikoni nga ora 20:20, në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com. /Telegrafi/