LAJMI I FUNDIT:

Barcelona nuk heq dorë nga Verratti

Barcelona nuk heq dorë nga Verratti

Barcelona thuhet se nuk ka hequr dorë nga Marco Verratti, pavarësisht nga falja e tij ndaj Paris Saint-Germain, por do të ndjekë “ngadalë” objektivin e tyre.

Verratti i kërkoi falje PSG-së të premten mbrëma pasi agjenti i tij tha se mesfushori italian ishte “një i burgosur në Emirit” që është pronar i klubit francez.


Verrati më fund flet rreth largimit prej PSG-së
Lexo po ashtu Verrati më fund flet rreth largimit prej PSG-së

Megjithatë, Mundo Deportivo vë në dukje se italian “ndoshta ishte i detyruar” të kërkonte falje dhe në asnjë rast nuk tha se do të qëndronte në Paris ose do të refuzonte interesin e Barcelonës.

Për pasojë, katalanasit kanë “bërë një hap prapa me qëllim që të bëjnë dy para”, duke e ditur se ata duhet të jenë të durueshëm pasi afati kalimtar i transferimeve nuk mbyllet deri më 31 gusht.

Barcelona thuhet se është e gatshme të ofroj plot 80 milionë euro për Verrattin, teksa në rast dështimi kanë edhe pesë alternativa tjera për mesfushën. /Telegrafi/