LAJMI I FUNDIT:

Facebook përcjell përdoruesit edhe kur ata janë jashtë rrjetit social?

Facebook përcjell përdoruesit edhe kur ata janë jashtë rrjetit social?

Një gjyqtar ka hedhur poshtë një padi që ka akuzuar Facebook për ndjekjen e aktivitetit gjatë shfletimit të internetit nga ana e përdoruesve edhe pasi ata kanë dalë nga faqja e rrjetit social.

Paditësit pohuan se Facebook përdorte butonat “like” të gjetura në faqet e internetit dhe të tjera për të zbuluar se cilat faqe ata kanë vizituar, që do të thotë se kompania nga Menlo Park, Kalifornia, mund të ndërtonte të dhëna të detajuara të historisë së tyre të shfletimit. Paditësit argumentuan se kjo sjellje e Facebook shkeli ligjet federale dhe shtetërore për privatësinë dhe përgjimin.


Gjykatësi Edward Davila në San Jose, Kalifornia, e hodhi poshtë çështjen sepse ai tha se paditësit nuk arritën të tregonin se kishin një pritje të arsyeshme të privatësisë ose pësuan ndonjë dëm apo humbje ekonomike reale.

Davila tha se paditësit mund të kishin ndërmarrë hapa për të mbajtur historitë e tyre të shfletimit private, për shembull duke përdorur mjetin opt-out të ‘Digital Advertising Alliance’ ose duke përdorur “modalitetin incognito”, dhe poashtu nuk arritën të tregojnë se Facebook ” përgjoi në mënyrë të paligjshme”.

Kur një përdorues viziton një faqe me një buton “like” të bashkangjitur, shfletuesi i internetit dërgon informacione si në Facebook poashtu dhe në serverin ku ndodhet faqja.

“Fakti që shfletuesi i një përdoruesi automatikisht dërgon të njëjtin informacion në të dyja palët nuk vërteton se njëra palë ka ndërprerë komunikimin e përdoruesit me tjetrin,” tha Davila.

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Teknologji
Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Teknologji
Kalo në kategori