LAJMI I FUNDIT:

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë – 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë – 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Industria botërore e teknologjisë është në fazë enorme të zhvillimit e sidomos me Inteligjencën Artificiale në krye.

Derisa Inteligjenca Artificiale vazhdon të avancojë dita ditës, teknologjia pritet të revolucionalizojë shumë aspekte të jetës tonë, nga mënyra se si ne jetojmë dhe punojmë deri tek mënyra se si ndërveprojmë me botën, transmeton Telegrafi.


Por, cilat janë inovacionet më të mëdha që do të sjellë AI dhe teknologjia në përgjithësi përgjatë viteve 2024 dhe 2025? Këtu janë listuar 10 inovacionet që do të kenë ndikim global;

Vetura me sistem vetë-drejtues me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale

Këto automjete pritet të jenë ndër inovacionet më interesante dhe transformuese me Inteligjencë Artificiale.

Kompanitë sikurse Google, Apple dhe Tesla kanë investuar shumë në teknologjinë e makinave me mundësi vetë-drejtimi dhe kanë bërë progres të mjaftueshëm.

Automjetet me teknologji vetë-drejtuese që kanë të integeruar edhe teknologji me AI pritet të revolucionalizojnë botën e transportimit.

Realiteti i shtuar apo Augumented Reality (AR)

Realiteti i shtuar është një teknologji me zhvillim të shpejtë, që pritet të ndryshojë mënyrën se si ne ndërveprojmë me botën.

Duke mbivendosur informacionin digjital në mjedisin tonë fizik, AR ka potencialin të përmirësojë perceptimin tonë për realitetin dhe të na ofrojë njohuri dhe përvoja të reja.

Në vitin 2024, ne presim që kjo teknologji të vijë edhe më e sofistikuar me avancime në fusha sikurse mësimi i makinerive, vizioni kompjuterik dhe procesimi i gjuhëve.

GPT 5

Midis vitit 2024 dhe vitit 2025, mjeti gjuhësor me Inteligjencë Artificiale pritet të vijë me serinë e pestë, GPT 5 që do të jetë shumë më i avancuar, ndonëse OpenAI nuk ka bërë të ditur datën e lansimit.

Seria GPT është seri e bashkëbiseduesit ChatGPT, një mjet i cili ndan për përdoruesit informacione sikurse Google mirëpo që ky mjet jep për përdoruesit atë që ata me të vërtetë kërkojnë.

Cloud computing

Sipas studimeve, deri në vitin 2025 mbi 95 për qind e ngarkesave të reja të punës digjitale do të zbatohen në platformat ‘vendase’ të cloud. Kjo do të çojë ruajtjen e të dhënave në një nivel krejtësisht të ri dhe do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për kompanitë që kërkojnë zgjidhje të shkallës së analizimit të të dhënave, si me të gjitha risitë.

Realiteti virtual dhe realiteti i zgjeruar (VR dhe ER)

Realiteti virtual dhe realiteti i zgjeruar janë teknologji që pritet të revolucionalizojnë vitin 2024 dhe 2025.

Deri në vitin 2030 parashihet që VR dhe AR t’i shtojnë ekonomisë botërore një buxhet prej 1.5 trilion dollarë.

Realiteti Virtual nuk do të jetë teknologji vetëm në botën e lojërave kompjuterike por edhe në edukim.

Përshembull në Poloni, mësuesit do t’i aplikojnë kufjet virtuale për t’u shpjeguar nxënësve lëndën e historisë për një perspektivë më të mirë.

VR do të ketë edhe ndikim në aspektin e shëndetësisë.

Teknologjia biometrike

Në të ardhmen kompanitë do të integrojnë teknologjinë biometrike në identifikimin e personave, përmes fytyrës, zërit dhe syve me teknologji të re.

Printimi 3D

Një teknologji tjetër që do të revolucionalizojë vitin 2024 dhe 2025 do të jetë printimi 3D. Printimi 3D njihet ndryshe edhe si prodhimi në shumicë dhe është një proces kur një dosje digjitale përdoret për të krijuar një trup tredimensional të ngurtë.

Në të ardhmen kompanitë e ndërtimit si dhe NASA do ta përdorin këtë teknologji për prodhimin e gjërave me shpejtësi.

Rrjeti 5G dhe Edge computing

Këto dy teknologji të pandashme do të kenë ndikim në të ardhmen për përmirësimin e performances së aplikacioneve. Këto do të mundësojnë procesimin e të dhënave me shumicë në kohë reale.

Ndërfaqet e kompjuterit të trurit

Këto janë pajisje inovative që ofrojnë kompunikim mes trurit të njeriut si dhe pajisjeve teknologjike. Ndonëse janë ende në fazë të hershme, këto pajisje ofrojnë potencial të madh sidomos në fushën e mjekësisë për trajtimin e sëmundjeve neurologjike.

Interneti me bazë në hapësirë

Midis vitit 2024 dhe 2025, pritet të shohim rritje të integrimit të teknologjisë të internetit satelitor në planetin tonë.

Njerëzit mund të qasen në internet edhe në zonat më të largëta ku rrjeti ishte i pamundur.

Njëra prej kompanive e cila do ta bëjë të mundur këtë është kompania SpaceX me shërbimin e internetit satelitor, Starlink. /Telegrafi/

Përgatiti: Arigona Bytyçi 

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?

Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?

Teknologji
Kalo në kategori