LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Messi nënshkruan kontratën që do ta mbajë deri në fund të karrierës te Barcelona

Zyrtare: Messi nënshkruan kontratën që do ta mbajë deri në fund të karrierës te Barcelona

Tashmë është zyrtare. Lionel Messi do të jetë i lidhur përjetë me Barcelonën.

Klubi katalanas, nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, njoftoi arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 30-vjeçar për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2021.


Barcelona informoi gjithashtu se Messi do të firmosë kontratën e re në javët në vazhdim, kur ai t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Në komunikatën e Barrcelonës nuk përmenden detajet e kontratës së re të Lionel Messit, por sipas asaj që publikohet në median spanjolle, ajo do të shoqërohet me një rritje të klauzolës në 300 milionë euro.

Lionel Messi u transferua te Barcelona në vitin 2000, kur ishte vetëm 13 vjeç, dhe në harkun e një kohe të shkurtër u kthye në idhullin e tifozëve.

Me Barcelonën, Messi ka mundur të fitojë 30 trofe në total. Në aspektin individual, ai është 5 herë fitues i “Topit të Artë”, ndërkohë që 4 herë ka fituar “Këpucën e Artë”. Messi është në të njëjtën kohë edhe shënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës, me 507 gola në 583 ndeshje

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori