LAJMI I FUNDIT:

Kuzmanovska: LSDM-ja ka rritur borxhin shtetëror për 20 milionë euro të reja

Kuzmanovska: LSDM-ja ka rritur borxhin shtetëror për 20 milionë euro të reja

“LSDM sot ka rritur borxhin shtetëror për 20 milionë euro të reja. Sipas informacioneve të Ministrisë së Financave në ankandin e sotëm për letra me vlerë, shteti është futur në borxh për 27,2 milionë euro, ndërsa ka arritur të kthejë vetëm 7,8 milionë euro”, deklaroi Liljana Kuzmanovska nga radhët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, në ankandin e fundit për vetëm një muaj, qeveria e udhëhequr nga LSDM ka futur në borxh shtetin për më shumë se 60 milionë euro.

“Nga këto 60 milionë euro qytetarët nuk kanë parë asgjë. Paga minimale nuk është rritur në 16 mijë denarë, siç premtonte Zaevi. As paga mesatare nuk është rritur në 30 mijë denarë. Mjekët akoma i presin pagat prej 100 mijë denarëve, ndërsa nuk ka as një kilometër nga 500 të premtuarat nga LSDM si investim kapital në infrastrukturën rrugore”, përfundoi Kuzmanovska, duke lëshuar akuza ndaj qeverisë për premtime jo të realizuara./Telegrafi/