Te “Dukagjini Book Store” në Prishtinë, mund të gjeni dy libra që kanë shënuar suksese të mëdha në botë. Më poshtë mund të lexoni përshkrimet e shkurta të këtyre dy bestsellerëve.
“NJË VERË PA BURRA”
Siri Hustvedt, autorja bestseller në vende të ndryshme, vjen një roman (Botimet PEGI) që zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën, dhe mbi pyetjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis gjinive.
Mia Fredriksen, poetja ironike, rebele, tragjikomike dhe rrëfyese e “Një verë pa burra”, ndihet e detyruar të rikonsiderojë jetën e saj. Një ditë, papritmas, pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me famë, i kërkon të bëjnë një “pauzë”. Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik.
Në qershorin pasues të daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e ëma i jeton në një shtëpi për të moshuar. E mbetur vetëm në një shtëpi me qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë. Megjithatë, ngadalë ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit të poezisë në të cilin ajo jep mësim.
“NJË HERË NË JETË”
Nga “Eleanor & Park” vjen një histori dashurie ku gjithnjë do të gjendet një pengesë: E kam një të dashur; prindërit nuk ma mbështesin zgjedhjen: Ti je një vampire dhe unë jo, dhe justifikime të tjera të këtij lloji. Në këtë roman pengesa është thjeshtë: bota atje jashtë! Këtë roman e zbuloi autori i famshëm amerikan, John Green, i cili shprehet: “Ky roman më sjell ndërmend çfarë gjëra duan të thonë të rinjtë e dashuruar. Dhe çfarë do të thotë të dashurohesh në një libër”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Jeta në komunizmin shqiptar
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Autorët e huaj, për Skënderbeun: Kruja, themeli i një Evrope të re
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë