LAJMI I FUNDIT:

Masa të shtuara të sigurisë në ndeshjen mes Trepçës ’89 dhe Vikingurit

Masa të shtuara të sigurisë në ndeshjen mes Trepçës ’89 dhe Vikingurit

Policia e Kosovës dega në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka shtuar masat e sigurisë gjatë ndeshjes futbollistike që do të luhet nesër në stadiumin e qytetit “Adem Jashari”.

“Me datë 4 korrik 2017, në orën 18:00 në stadiumin e qytetit “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Ligën e Kampionëve në futboll në mes të KF Trepça 89 dhe KF Vikingur.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka përgatitur planin operativ, njëherësh ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura përgatitore për të ofruar një siguri dhe rend publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment sportiv”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka njoftuar se rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor do të kontrollohet dhe drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët policorë, për të përshtatur një sistem funksional të qarkullimit. Me këtë rast, drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e Policisë në terren.

“Me qëllim të evitimit të kolonave në trafikun rrugor që shpien tek stadiumi “Adem Jashari”, Policia do të aplikojë një sistem të trafikut të orientuar drejt rrugëve alternative që shpien tek parkingjet e siguruara në zonat e tregut të gjelbër dhe në afërsi të stadiumit Riza Lushta.

Njëherësh i njoftojmë dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët, në veçanti banorët e zonës së Iliridës në Mitrovicë, që të kenë në konsideratë intervalin kohor nga ora 15:00 deri në 21:00 të datës 4 korrik 2017, për shkak të fluksit të veturave.

Policia kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, për të mundësuar që secili të vijë dhe të largohet nga ky eveniment sportiv në mënyrë të sigurt”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
Kalo në kategori