Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ngecur tash e sa kohë për shkak të proceseve zgjedhore në të dyja vendet.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel, do të jetë nikoqire e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Following tonight's meetings, @FedericaMog to host in #Brussels on Monday Presidents @avucic and @HashimThaciRKS https://t.co/dfBreWNpyt pic.twitter.com/usl8KYXW4d
— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) June 30, 2017
Zyra e zonjës Mogherini, ka njoftuar se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Dubrovnik.
Nga ana tjetër, analisti politik, Shkëlzen Maliqi lidhur me këtë takim tha se Bashkimi Evropian, tashmë do të mundohet që të ristabilizojë gjendjen në Ballkan, e kjo, sipas tij, do të nisë me normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ky takim duhet të sqarojë një ri-pozicionim, e eventualisht të ofrojë kornizat e dialogut. Mendoj se edhe presidenti Thaçi do të insistojë në ndryshimin e kahes ose së paku të afatizimit të dialogut të ardhshëm dhe të kalohet prej fazës së normalizimit të shkohet në fazën e, të them, para njohjes së ndërsjellë të dy shteteve”, tha Maliqi.
Maliqi tha se raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të hyjë në fazën e re, ku sipas tij, edhe Kosova edhe Serbia me ndryshimin e raporteve apo njohjen e ndërsjellë, e marrin ‘biletën’ për në Bashkimin Evropian.
“BE-ja nuk insiston drejtpërdrejt që Serbia t’i ndërpresë marrëdhëniet ekonomike dhe të tjera që i ka tradicionale me Rusin, por ajo [Serbia ] duhet të zgjedhë, o do me qenë pjesë e BE-së si gjithë rajoni, o ta zgjedhë Rusinë. Mendoj se tendenca në Serbi është që të shkojë drejt kërkesave të BE-së”, theksoi Maliqi.
Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se nga takimet e ardhshme mes dy liderëve me shumë do të shihen shou-mediale të dy figurave politike në Prishtinë e Beograd, sesa përafrim i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk besoj se do të ndryshojë dinamika e dialogut. Pra , ky format nuk besoj se do të sjellë dinamikë ndryshe prej asaj që kemi parë në raport me implementimin e marrëveshjeve. Dinamikë tjetër nuk shoh edhe pse tash eventualisht nëse vendoset se do ta ketë këtë përbërje ky proces”, tha Zogaj.
Zogaj shtoi se deri më tash nuk janë parë sinjale që dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit të jetë futur në fazën finale.
“Nuk shoh që dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit është në fazën finale. Të paktën, jo në atë fazë që të kemi edhe një normalizim deri në njohje reciproke”, tha Zogaj.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, ka nevojë për ndryshime, si në dinamikën e bisedimeve ashtu edhe në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve, pati deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa.
Kurse, në një komunikatë për media, të shtunën, Lidhja Demokratike e Kosovës tha se po përcjell me shqetësim përpjekjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që duke iu imponuar presidentit serb, Vuçiq, të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të, siç thuhet në komunikatë, realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore.
“LDK-ja konsideron se Thaçi, duke u implikuar drejtpërdrejt në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij”, thuhet në komunikatë.
LDK-ja thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, pasi që edhe çështjet, të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është iniciuar nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i procesit.
Sipas Brukselit, ky dialog ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si kusht për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Nga procesi i bisedimeve, si marrëveshjet kryesore janë veçuar ajo për shuarjen e strukturave paralele serbe dhe integrimin e tyre në sistemin legal-kushtetues të Kosovës, pastaj pjesëmarrja e serbëve të komunave veriore në zgjedhjet lokale dhe sidomos marrëveshja për themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo e fundit, mbetet ende në proces e sipër.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.
Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë.
Në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Në prill të vitit 2013 është arritur marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po atë vit, në muajin nëntor, në zgjedhjet lokale në Kosovë patën marrë pjesë edhe komunat e veriut të vendit.
Në maj të vitit 2014, Kosova pati shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak të pamundësisë që në Kuvend të votohet formimi i Ushtrisë. Më pas, pasoi bllokimi i institucioneve të Kosovës për disa muaj rresht, që rezultoi edhe me pushimin e dialogut.
Në Serbi, gjithashtu në mars të vitit 2014 janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në vitin 2016, në Serbi janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ndërkaq në prill të vitit 2017 ato presidenciale. Po ashtu sëfundmi edhe në Kosovës m[ 11 qershor u mbajt[n zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker