Prodhuesi suedez i automobilave Volvo, njoftoi se sistemi i tij për detektimin e kafshëve të mëdha në automjetet pa vozitës, mund të hetojë dhe t’iu shmanget në rrugë kaprojve, por testet e para tregojnë se ka probleme me kangurët. Vetura automatike nuk është në gjendje të detektojë kangurët për shkak të kërcimeve të cilat “mashtrojnë” sistemin softuerik.
Drejtori i kompanisë Volvo në Australi, Kevin McCann, tha se deri te zbulimi ka ardhur në kuadër të zhvillimit të teknologjisë pa vozitës dhe se problemi do të zgjidhet deri në vitin 2020, kur vetura automatike e kësaj kompanie do të dalë në shitje, transmeton KosovaPress.
“Kjo është teknologji në zhvillim. Ne po zhvillojmë automobilin, i cili do të mund të njohë edhe kangurin”, ka thënë ai.
Drejtori teknik i Volvo në Australi, David Piket, tha më herët për ABC se problemet janë paraqitur pasi që sistemi për detektimin e objekteve përdor sipërfaqen e tokës si pikë referente, por për shkak të kërcimeve të kangurit nuk mund të vlerësojnë distancën e tij prej automjetit.
“Kur kanguri është në ajër, duket sikur ndodhet më larg dhe kur kërcen duket se është më afër”, ka thënë ai.
Sistemi për detektim është shpikur në Suedi, ku po testohet në fushat me kaproj, por gjatë provave në Australi zbuluan problemin me kangurë. Kangurët janë pjesëmarrës të rreth 90 për qind të ndeshjeve të automjeteve me kafshë në Australi, shkruan Guardian. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTesla e paditi Teslën
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
A e dini sa do të kushtojë një BMW i8? (Foto)
Renault ul çmimet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City