Mbahet takimi i 14-të ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së për Komitetin për Stabilizim dhe Asociim
U realizua takimi i 14 i Komitetit për Stabilizim dhe Asociim (KSA) mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian (KSA), më 29 qershor 2017 në Bruksel, njofton Telegrafi Maqedoni.
Takimi ishte i bashkëkryesuar nga Genevova Ruiz Calavera, Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, dhe Bujar Osmanit, Zëvendës Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane. Gjithashtu morën pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Biljen Saliji, dhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.
Komiteti për KSA konstatoi gjendjen aktuale lidhur me kriteret politike dhe ekonomike, harmonizimin me legjislacionin e BE-së (acquis), si dhe implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.
Komisioni Evropian i përshëndeti synimet e Qeverisë për dinamizimin e agjendës së reformave të BE-së dhe për sigurimin e duhur të konsultimeve me shoqërinë civile dhe palëve të tjera të tanguara. Komisioni Evropian bëri thirrje për implementimin e obligimeve të Marrëveshjes së Përzhinos dhe të Reformave Urgjente Prioritare, si dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të përpjekjeve të të gjitha palëve në këtë drejtim.
Qeveria shprehi kënaqësi për mbështetjen që ofron Komisioni Evropian rreth prioriteteve me të rëndësishme afatshkurtra të cilat duhet të implementohen, dhe për më tepër, shprehi gatishmërinë dhe angazhimin e tyre të plotë për implementimin e reformave në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe koherente, si dhe për përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndëretnike, mes tjerash edhe përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Qeveria shprehi pritjet e saja, që sapo të plotësohen kushtet, të ketë hapa të tjerë konkret të Komisionit Evropian dhe të vendeve të tjera anëtare, gjë që do të paraqet sinjal pozitiv dhe nxitje të fuqishme të procesit eurouintegrues të vendit.
Të dyja palët u dakorduan se duhet të arrihen rezultate të dukshme në fusha të rëndësishme siç janë pavarësia gjyqësore, përcaktimi i llogaridhënies për përgjimet, respektimi i të drejtave themelore, liria e mediave dhe reforma e administratës publike. Për çështjet sistemore të sundimit të ligjit, Komisioni Evropian ju referua rekomandimeve të ekspertëve të lartë për sundim të ligjit, të cilët sërish do ta vizitojnë vendin në korrik të vitit 2017.
Komisioni Evropian shprehi rëndësinë e arritjes së progresit në harmonizimin e legjislacionit të BE-së, posaçërisht lidhur me tregun e brendshëm, si dhe nevojën e përmbushjes së detyrimeve të tjera ndërkombëtare siç janë psh. lidhshmëria energjetike dhe e transportit. Qeveria e theksoi rëndësinë e Samitit të Triestes, duke përfshirë edhe nënshkrimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe sigurimin e mbështetjes për projekte infrastrukturore.
Të dyja palët presin që të vazhdojnë bisedimet rreth progresit të arrirë në këto fusha kyçe gjatë Këshillit për Stabilizim dhe Asociim që do të mbahet më 18 korrik 2017./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët