LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Republika Serbe do të jetë shtet

Dodik: Republika Serbe do të jetë shtet

Kryetari i Republikës Serbe, i cili është në listën e zezë të SHBA-ve, ka shprehur bindjen se një ditë entiteti që drejton do të jetë shtet dhe se do të marrë vendime për vetvete “pa tutorë të tjerë”.

Dodik ka deklaruar se “e ardhmja e popullit serb është e lidhur me ekzistimin e Republikës Serbe, pa të cilën në këto hapësira nuk ka mbijetesë për serbët”.


Sipas tij, Republika Serbe nuk mund të jetë nën asnjë tutor, sidomos Sarajevën. Ai konsideron se Bosnje e Hercegovina është e pranueshme vetëm në atë masë sa duhet dhe se Republika Serbe nuk lejon dhe nuk dëshiron që dikush t’ia imponojë asaj këtë shtet.