Është vazhdimisht e më e qartë se presidenti amerikan, Donald Trump, përfaqëson një largim sa i përket perspektivës dhe sjelljes globale të Amerikës. Si rezultat, Shtetet e Bashkuara nuk do të luajnë më rolin ndërkombëtar që ka përkufizuar politikën e vet të jashtme për treçerek shekulli.
Kemi parë tashmë shumë shembuj të këtij ndryshimi. Angazhimi tradicional i SHBA-ve në organizatat globale është zëvendësuar nga ideja “Amerika e para”. Aleancat dhe garancitë e sigurisë, dikur të marra për të mirëqena, tashmë janë kushtëzuar gjithnjë e më shumë nga sa harxhojnë për mbrojtjen e aleatëve dhe nëse shihen se marrin avantazhe të padrejta nga tregtia me SHBA-të.
Më gjerësisht, tregtia e jashtme shihet me dyshim – sikur është një burim vendesh të humbura pune e jo si një motor investimi, krijimi të vendeve të punës, zhvillimit dhe stabilitetit. Imigrimi dhe politikat e refugjatëve janë bërë gjithnjë e më të kufizuara. Më pak i vihet theksi demokracisë dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Më shumë dollarë po shkojnë për mbrojtjen, e më pak për burimet që mbështesin shëndetin dhe zhvillimin global.
Kjo nuk duhet të ngatërrohet me izolacionizmin. Edhe Amerika e Trumpit do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në botë. Ajo po përdor forcën e vet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe Afganistan, duke rritur presionin diplomatik ndaj Koresë së Veriut për të frenuar programet e saj raketore dhe bërthamore dhe duke negociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Kanadanë dhe Meksikën. Dhe, politikat e shtetit, qyteteve dhe kompanive do të përkthehen në një zotim amerikan për ndryshimin klimatik, pavarësisht vendimit të Trumpit për të braktisur marrëveshjen e Parisit.
Një largim nga një SHBA dominuese e marrëdhënieve botërore dhe institucioneve kryesore po ndodh. Se cila do të jetë alternativa, kjo mbetet kryesisht e panjohur. Ajo që dimë është se nuk ka alternativë të një fuqie të madhe që do dhe mund të zë vendin e SHBA-ve. Kina përmendet vazhdimisht si kandidate, por lidershipi i saj është përqendruar kryesisht në konsolidimin e rendit vendas dhe ruajtjen e normave artificialisht të larta të rritjes ekonomike për të ulur trazirat popullore. Interesi i Kinës në institucionet rajonale dhe globale duket i projektuar kryesisht për të nxitur ndikimin ekonomik dhe gjeopolitik, në vend që të ndihmojë në vendosjen e rregullave dhe të krijojë marrëveshje përfituese për të gjithë. Po kështu, Rusia është vend me ekonomi të bazuar ngushtësisht, drejtuar nga një qeveri e përqendruar në ruajtjen e pushtetit dhe rivendosjen e ndikimit rus në Lindjen e Mesme dhe Evropë. India është e zënë me sfidën e zhvillimit ekonomik dhe e lidhur me marrëdhënien problemetike me Pakistanin. Japonia po pengohet nga plakja e popullsisë, kufizimet politike dhe ekonomike në vend dhe dyshimet e fqinjëve.
Evropa nga ana e saj është e shpërqendruar nga pyetjet që rrethojnë marrëdhënien mes shteteve dhe BE-së. Si rezultat, i gjithë kontinenti është më tepër një grup individual – asnjë prej tyre mjaft i madh për të pasuar Amerikën në skenën botërore.
Por mungesa e një pasardhësi të vetëm të SHBA-ve nuk nënkupton se pritet kaosi. Të paktën në parim, vendet më të fuqishme të botës mund të bashkohen për të mbushur vendin e Amerikës. Në praktikë, megjithatë, kjo nuk do të ndodhë pasi këtyre vendeve u mungon kapaciteti, eksperienca dhe mbi të gjitha një konsensus për të bërë atë që duhet.
Një zhvillim më i mundur është shfaqja e një rendi dhe një çrregullimi të përzier, si në nivel rajonal dhe në atë global. Kina do të promovojë tregtinë, infrastrukturën dhe mekanizma të sigurisë në Azi. 11 vendet që mbeten në Partneritetin Trans-Paqësor mund të lansojnë paktin e tyre tregtar pa SHBA-të. Më pak e qartë është nëse Kina është e gatshme të përdor ndikimin e vet për të kufizuar Korenë e Veriut, se si do të shmangin India dhe Pakistani konfliktin dhe rezultatet e mosmarrëveshjeve territoriale në Azi. Është shumë e lehtë të imagjinohet një e ardhme aziatike dhe paqësore e karakterizuar nga shpenzime të larta për armë të gjithëllojshme – dhe kështu zhytje në konflikt më të dhunshëm.
Lindja e Mesme është tashmë duke vuajtur destabilitet të paprecedent, si rezultat i rivaliteteve dhe realiteteve vendase dhe 15 viteve kur SHBA-të në fillim bënë shumë e pastaj shumë pak për të formësuar të ardhmen e rajonit. Rreziku imediat nuk është përkeqësimi i mëtejshëm në shtetet e dështuara, si Jemeni, Siria dhe Libia, por konflikti direkt në Arabinë Saudite dhe Iran.
Evropa mund të jetë përjashtim në trendët e tillë, pasi zgjedhja e presidentit Emmanuel Macron në Francë i ka dhënë jetë një qeverie që është e angazhuar në reformimin e BE-së. Por, BE-ja përballet me një të ardhme të pasigurt, prej Brexit-it dhe krizave që lëvizin ngadalë në Itali dhe Greqi, pa përmendur potencialin e një degradimi rus.
Të gjitha këtyre mund t’i shtojmë trazirat në Venezuelë dhe horrorët tashmë shumë të njohur në Sudanin Jugor dhe Republikën Demokratike të Kongos. Pastaj ka një hendek në rritje mes sfidave globale, si qeverisja e hapësirës kibernetike dhe gatishmëria e qeverive për të punuar së bashku në zgjidhjen e tyre.
Nuk ka pak ironi në këtë kthesë globale të ngjarjeve. Për dekada shumë vende kritikuan politikën e SHBA-ve, për atë që ishte dhe nuk ishte. Të njëjtat vende tani përballen me perspektivën e një bote ku lidershipi amerikan ka gjasa të jetë një faktor më i dobët. Është shumë e paqartë nëse ata janë përgatitur për një botë të tillë apo nëse do ta shohin veten më mirë apo më keq pas kësaj. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj