Do të ndryshojnë procedurat e sigurisë në Kuvendin e Maqedonisë (Video)
Si disa nga arsyet që shkaktuan incidentin në organin ligjvënës, theksohen një sërë lëshimesh në aktet ligjore në bazë të të cilave vepron sigurimi i kuvendit. Pas incidentit të javës së kaluar, kur pjesëtari i sigurimit të parlamentit nuk iu përgjigj thirrjes së kryetarit Talat Xhaferit për ta larguar nga foltorja parlamentare deputetin Vlladimir Gjorçev, kontrolli i brendshëm i MPB-së vendosi të bëjë ndryshime në procedurat operative, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është konstatuar se në aktet ligjore dhe nënligjore ekzistojnë lëshime të mëdha rreth procedurës dhe marrjes së masave ndaj deputetëve nga ana e zyrtarëve policorë që e sigurojnë kuvendin, në rastet kur cenohet rendi dhe qetësia në seancë. Prandaj, nga Sektori për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara pranë MPB-së në bashkëpunim me shërbimet parlamentare, është iniciuar procedurë për sjelljen e procedurave standarde operative për të vepruar në raste të këtilla”, thonë nga nga MPB.
Se një pjesë e policëve nga Sektori për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara nuk ndërmorën asgjë kur më 27 prill turma hyri dhunshëm në Kuvend, kjo u konstatua edhe nw raportin e grupit të ekspertëve të formuar nga ish ministri i brendshëm Agim Nuhiu. Ish-kryeshefi në MPB, Lubomir Gjurçevski gjithashtu thekson se nevojitet harmonizim i akteve me të cilat rregulloren detyrimet e zyrtarëve policorë. Sipas tij, periudha e mospërputhjes së Ligjit për policinë nga viti 2007 me Rregulloren e sjellë në vitin 2011 është periudhë tejet e gjatë.
“Askush nuk dëshironte t’i shohë problemet e veprimit policor me ç’rast në vitin 2012, policia u keqpërdor nga kryetari i atëhershëm i kuvendit kur miratohej buxheti dhe kur deputetët dhe gazetarët u nxorën jashtë me dhunë. Atëherë patëm tejkalim klasik të autorizimeve. Në atë kohë, dikush është dashur që t’i shohë aktet normative”, u shpreh për TV21, Ljubomir Gjurçevski, ish-kryeshef në MPB.
Në lidhje me incidentin me deputetin e OBRM-PDUKM-së Gjorçev, nga ministria e brendshme thonë se kundër zyrtarit policor nuk do të ngritet masë disiplinore meqë Sektori i kontrollit të brendshëm ka konstatuar se ai ka vepruar sipas rregullave dhe Rregullores së rendit të brendshëm të Parlamentit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles