Këngëtari Korab Shaqiri dhe reperi i njohur BimBimma kanë përfunduar së fundmi punën për bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Gjame”.
Një këngë atdhetare do t’i sjellë kësaj radhe në një projekt shumë të veçantë dyshen në fjalë, të cilët janë shumë të pëlqyer nga publiku për projektet e tyre.
Në një prononcim për Telegrafin, Korab Shaqiri shpalosi detajet e këtij projekti shumë interesant, duke treguar edhe se si lindi ideja e bashkëpunimit.
“Në krijimtarinë time mendoj gjithmonë të kem diçka të qëlluar, asnjëherë mos të kthej kokën prapa nga ajo që kam bërë, apo të ulë kokën dhe për këtë punoj çdo ditë. Zgjodha BimBimma-n pikërisht për temat e qëlluara që i ka në krijimtarinë e tij”, tha Korab Shaqiri për Telegrafin.
Ndërkohë reperi BimBimma i pyetur nga Telegrafi, deklaroi gjithashtu privilegjin që ka pasur për ta pranuar këtë ftesë nga Korabi, për këtë projekt kaq interesant.
“Kam marrë ftesë nga Korabi për këtë bashkëpunim. Tema që trajton kjo këngë është shumë e veçantë sepse ka të bëjë me unifikimin e shqiptareve si komb, dmth flet për diskriminimin krahinor, mosrespektim fetar etj, që gradualisht u pasuan me vuajtje duke derdhur gjak, dhe ne si popull kemi vuajtur shumë dhe kemi derdhur gjak”, tha Bim Bimma për Telegrafin.
Kënga që dyshja do të sjellin, siç tregojnë edhe vetë protagonistët është një këngë me motive kombëtare, dhe do të jetë nga ato këngët që godet fort te publiku. Për Telegrafin, Korabi tregon në detaje temat që zhvillohen brenda projektit, të cilat përfshijnë problemet e shqiptarëve që nga lashtësia, e deri te Demarkacioni i sotëm.
“Kjo këngë e re është punuar me muzikë nga unë në bashkëpunim me Barok Sound Studoio, ndërsa tekstin e kemi shkruar bashkarisht. Në momentet vendimtare për kombin tonë, shqiptarët kanë ditur të unifikohen, mendoj se arti është ai që hap probleme dhe jo ai që zgjidh probleme. Ne vetëm duam të jemi gardianë të Kulturës dhe Artit Shqiptar, por edhe të shoqërisë, sepse duam që ky vend të ecë me hapa më të shpejtë Të gjithë e dimë se një ditë do të bashkohemi! Po bashkohet Evropa, e nuk po bashkohemi ne që jemi një gjak”, shprehet këngëtari Shaqiri për Telegrafin.
Në anën tjetër, i lumtur për bashkëpunimin që është duke realizuar, reperi BimBimma tregoi edhe për faktin se si u gjend shumë mirë brenda këtij projekti, ndaj dhe iu përgjigj me kënaqësi ftesës nga Korabi për këtë këngë me motive patriotike.
“Korabi është këngëtar i zhanrit të tij, çka dmth që nuk ka dalë asnjëherë nga vetje. Nuk është komercializu duke i shpëtuar edhe futjes në tallave. Ka qenë edhe dëshirë e imja që të kisha një këngë patriotike, ndaj ky bashkëpunim mendoj se erdhi në momentin e duhur”, përfundoi rrëfimin e tij BimBimma për Telegrafin.
Kënga do të shoqërohet edhe me një klip të punuar me po të njëjtat detaje që citohen në këngë: “Xhirimet e klipit janë kryer të gjitha në Kosovë, ka elemente shumë interesante brenda tij, ndaj shpresoj t’ju pëlqejë. Falënderoj gjithë ekipin që punuan me përkushtim”, përfundoi Korab Shaqiri.
Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet dhe përmes disa fotografive ekskluzive ju prezanton me disa nga skenat e projektit më të ri nga Korab Shaqiri dhe BimBimma.
“Gjame” publikohet nesër (e premte) në kanalin YouTube. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa
"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit