LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mes PSG-së dhe Real Madridit, Mbappe e ka fatin e tij në dorë

Ronaldo mes PSG-së dhe Real Madridit, Mbappe e ka fatin e tij në dorë

Nëse Kylian Mbappe do të transferohet tek Real Madridi, atëherë me shumë mundësi Cristiano Ronaldo do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Është e përditshmja sportive pranë klubit madrilen MARCA e cila konfirmon se katër herë fituesi i “Topit të Artë” ka në dorë vetëm dy opsione.


Të nënshkruajë me PSG-në, ose të qëndrojë tek Reali.

Ronaldo aktualisht gjenden në Kupës së Konfederatave ku është duke shkëlqyer me gola.

Në ndeshjen e fundit ai i dha fitoren Portugalisë kundër vendasve të Rusisë.

E ardhmja e Ronaldos është e lidhur me pasardhësin e tij te Reali, i cili pritet jete Kylian Mbappe.

Pa u mbyllur ky transferim Real Madridi nuk do të lëvizë. /Telegrafi/