LAJMI I FUNDIT:

Reece Oxford nënshkruan për Gladbachun

Reece Oxford nënshkruan për Gladbachun

Mbrojtësi i West Ham Unitdit, Reece Oxford, i është bashkuar Borussia Monchengladbachut në formë huazimi njëvjeçar.

18-vjeçari i kaloi testet mjekësore të martën dhe së shpejti do t’i bashkohet skuadrës gjermane.


Oxford pritet ta zë vendin e qendërmbrojtësit Andreas Christensen që u kthye te Chelsea pas dy sezonesh huazimi në Borussia Park.

Njëherësh, lojtari do të shpresojë që të sigurojë përvojë te Gladbachu për t’u kthyer në Ligën Premier në edicionin pasues.

Në një komunikatë të lëshuar nga West Hami, trajneri Slaven Bilic theksonte se shpreson që Oxford të marrë përvojën e vlefshme nga ky huazim. /Telegrafi/