LAJMI I FUNDIT:

Ymeri fton LDK-në në takim para certifikimit të rezultateve

Ymeri fton LDK-në në takim para certifikimit të rezultateve

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i ka bërë ftesë publike Lidhjes Demokratike të Kosovës që para certifikimit të rezultateve të takohen për të biseduar rreth formimit të Qeverisë së re.

Ymeri përmes një postimi në Facebook ka thënë se vota e qytetarëve duhet të reflektojë në qeverisjen e vendit, ku sipas tij, nuk është e rrugës që vullneti i tyre  e që të përdhoset.

Ky është postimi i plotë i Ymerit:


“Zgjedhjet e 11 qershorit kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës. Sepse shkojnë përtej zgjedhjeve. Në një mënyrë këto e thyejnë dhe prapakthejnë thënien që ‘nëse zgjedhjet do të ndryshonin ndonjë gjë, do të shpalleshin të jashtëligjshme’.

11 qershori ndryshoi shumëçka.

Më 11 qershor ka fitues dhe humbës. Fituesi është VETËVENDOSJE!. Humbësi është PDK. VETËVENDOSJE! fitoi si përpjekje 12 vjeçare për të mirën e përgjithshme, si vetëmohim e sakrificë e aktivistëve, si koncept politik ndryshe nga të tjerët, si program sovranizimi, zhvillimi e barazie, dhe si luftë e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. VETËVENDOSJE! fitoi me listën e vet dhe me kandidatin e vet për kryeministër. Secila votë për VETËVENDOSJE!-n është votë për të gjitha këto.

PDK humbi si qeverisje e korruptuar e përfshirë në krim, si qeverisje e koncesioneve ndaj Serbisë, si qeverisje që u përpoq t’i falë tokë Malit të Zi, si qeveri që e pamundësoi zhvillimin, nuk e integroi as territorin e as shoqërinë, e nxiti dhe mirëmbajti pabarazinë, e koncentroi pasurinë publike e shoqërore në duar të pakta oligarke e partiake. Secila votë kundër PAN është votë kundër të gjitha këtyre.

Vota e qytetarëve duhet të reflektoj në qeverisjen e vendit. Kjo nuk bën të ndryshohet. Asnjë nga ne nuk kemi të drejtë ta përdhosim vullnetin e qytetarëve. Ambiciet personale duhen lënë anash. Për 3 vjet rresht qytetarët e kanë parë se si ka qeverisur Qeveria Mustafa. Për këto 3 vite na e kanë parë aksionin tonë politik, na kanë dëgjuar neve tek diskutojmë në Kuvend e në televizion. 10 ditë fushatë i kanë dëgjuar të gjitha premtimet e koalicioneve. E kanë dëgjuar edhe programin tonë siç i kanë ndjekur paraqitjet tona. Tash ata na treguan çfarë po mendojnë. Ejani t’i dëgjojmë. Ejani ta bëjmë ndryshimin. Ejani ta heqim Klanin Pronto siç kërkuan qytetarët. Ejani t’ia kthejmë Kosovës edhe Republikën edhe dinjitetin.

Le të takohemi e të flasim. Nga deklaratat publike të zyrtarëve të LDK-së me në krye z. Mustafa shihet se kemi aq shumë gjëra për të biseduar. Nuk është mirë të refuzohet dialogu. Unë po e ripërsëris thirrjen tonë për dialog.

Është e pakuptimtë të presim certifikimin përfundimtar të rezultateve për t’u takuar. Vetëm për një deputet në fund mund të ndryshojë përbërja e deputeteve të LV dhe LAA. Kjo pritje është pengim i vetvetes e jo pengesë e sistemit ndaj nesh.

Në asnjë fushatë si kjo nuk është garuar në mënyrë të theksuar me kandidatë për Kryeministra. Populli ka vendosur me 11 qershor. Dhe, ka vendosur të ecim përpara. Jo të kthehemi prapa. Shihni votat e kandidatëve për kryeministra dhe deputetë, aty e gjeni popullin.

LDK qëndrimin në opozitë e ka të sigurt. Zotësia është të vijë në një qeveri ndryshe për ndryshime”.

Në trend Lajme

Më shumë
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse

Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse

Lajme
Kalo në kategori