LAJMI I FUNDIT:

Atletico e blen Costan dhe e huazon atë

Atletico e blen Costan dhe e huazon atë

Atletico dhe Chelsea janë afër që të bien dakord për shitjen e Diego Costas.

Atletico Madridi e ka të ndaluar të bëjë blerje këtë, ndërsa vetëm në janar të vitit 2018 mund të kthehet në treg.

Atletico kërkon që ta blejë Costan nga Chelsea dhe pastaj do ta huazojë atë në një klub tjetër në një afat të shkurtër.


28-vjeçari pastaj do të kthehet në Madrid dhe të regjistrohet për të luajtur për Atleticon në janar.

Marina Granovskaia që merret me transferimet te Chelsea këkon 50 milionë euro.

Costa shënoi 43 gola në La Liga në 94 ndeshje për Atletico para se të bashkohej me Chelsean në vitin 2014.