LAJMI I FUNDIT:

Princesha Diana ishte ikonë mode: Këto janë pesë leksionet e saj për dukje të mrekullueshme në çdo situatë!

Princesha Diana ishte ikonë mode: Këto janë pesë leksionet e saj për dukje të mrekullueshme në çdo situatë!
Princesha Diana (Foto: Getty Images)

Princesha Diana do të mbahet në mend si femra me zemër të madhe, por edhe si personi me shije të rafinuar mode.

Po ju sjellim pesë leksione mode të princeshës së famshme me të cilat gjithmonë do të dukeni e përkryer, transmeton Telegrafi.


1. Zgjidh modele asimetrike

Princesha i ka preferuar fustanet me një sup. Këto modele zbulojnë paksa lëkurën, mirëpo megjithatë nuk i kalojnë kufijtë e shijes së mirë. Modelet asimetrike sjellin gjallëri vizuale aq më parë te fustanet të cilat janë të qepura nga stofrat njëngjyrëshe.

2. Nuk mund të gabosh kur vesh fustan të shkurtër ngjyrë të zezë

Kur nëpërmjet një videoje, më 1994, princi Charles pranoi publikisht që e kishte tradhtuar, princesha Diana po atë ditë kishte shkuar në argëtim veror të Galerisë Serpentine e veshur me fustan të shkurtër ngjyrë të zezë, në të cilin ishte dukur sikur kishte veshur fustan njëmiliondollarësh. Në histori është shënuar si fustani hakmarrës me të cilin ka treguar që nuk është ajo viktima. Përkundrazi, ishte dukur plot vetëbesim, sensacionale dhe seksipile.

3. Përqafo feminitetin tënd

Diana ka përqafuar titullin e vet të princeshës edhe në kuptimin e modës. Pas martesës ka veshur modele përplot kollare të vogla, volane dhe aksesorë të tjerë suptilë. Në atë kohë ishte mishërim i fantazisë ultimative mbi atë se sido të duhej të dukej princesha.

4. Mos u frikëso të ndërtosh stilin tënd

Edhe pse ishte e prirë ndaj zgjidhjeve të modës elegante dhe femërore, princesha Diana nuk u është frikësuar as hireve të modës së çastit. Në vitet tetëdhjetë ka preferuar modele me mëngë predimensionale dhe të theksuara, por nuk u është shmangur as modeleve të guximshme siç ishin figurat e shtazëve në rroba banje.

5. Zgjidh rroba që u përshtaten situatave dhe vendit

Ajo ishte e shkëlqyeshme në zgjedhjen e rrobave, duke marrë parasysh situatën dhe pozitën në të cilat gjendej. Në atë mënyrë ka shfaqur respektim ndaj personave të përfshirë në detyra të caktuara protokollare, si edhe ndaj stilit të vet të modës.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Kalo në kategori