Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti në takim pune zëvendës ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza.
Demolli theksoi bashkëpunimin e mirë me vendet e regjionit, me ushtritë e vendeve mike, veçanërisht me Gardën kombëtare të Ajovës dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in përmes ushtrimeve të përbashkëta.
Në njoftim për media thuhet se temë me rëndësi ishte ajo transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ku ministri Demolli ritheksoi se janë të bindur, se vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese duhet të bëhet ky ndryshim.
Sipas tij, procesi ka ngelë edhe më tej kusht i vendimmarrjes politike, që varet nga votat e deputetëve serb.
Ndërkaq, gjenerallejtënant Rrahman Rama foli për përgatitjet dhe planifikimin e ushtrimit Fushor “Shqiponja – 6” që do të mbahet në tetor, ku do të jenë pjesëmarrës ushtritë e më shumë se 10 shteteve.
Ai foli për aktivitetet konkrete që janë bërë për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK, e veçanërisht të komunitetit serb, pa ulur asnjëherë kriteret që ka FSK-ja.
Ndërkaq, zëvendësndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, John Manza tha se shprehu kënaqësinë për arritjet dhe kualitetin e lartë të FSK-së.
Ai u shpreh se letra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg është dëshmi e përkrahjes që NATO i jep FSK-së.
Po ashtu ai vlerësoi lartë punën e mirë dhe rezultatet konkrete për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK. Ndër të tjera, në takim Manza theksoi se, transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe të mos jetë proces i ngutshëm por ecje me hapa të sigurt.
Manza në këtë takim shoqërohej edhe nga Drejtori i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-së për Ministrinë e FSK-së gjeneral Dietmar Mosmann. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK mbushi 24 vjet, Haradinaj: Të bëhemi bashkë që ta ndalim degradimin e Kosovës, varfërimin e saj dhe zbrazjen e saj
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Komisioni për siguri të përgjegjësisë automobilistike propozon kthimin e çmimeve të vjetra për polisat
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit