Euro NCAP ka bërë edhe këtë vit renditjen e pesë veturave evropiane, që ofrojnë siguri të lartë gjatë vozitjes dhe në rast aksidenti.
Organizata që merret me siguri ka bërë simulimet e përplasjeve të secilës makinë, në mënyrë që të vlerësojë në formë të pavarur se çfarë mund të ndodhë në këto raste, transmeton Telegrafi.
Më poshtë janë pesë veturat që janë lansuar së fundmi, që kanë marrë notat më të larta nga vlerësuesit e kompanisë.
SKODA KODIAQ
Makina më e madhe SUV në të cilën mund të ulen shtatë persona, mund të blihet me çmim fillestar prej 28 mijë eurove. Çmimi është i lartë, por Kodiaq ofron vozitje të qëndrueshme, pajisje adekuate, opsionin për vozitje me katër rrotë dhe shumë siguri.
BMW 5 SERIES
Modeli tërësisht i ri 5 Series, është një kryevepër në botën e automobilizmit. Duke ofruar të gjitha mundësitë për vozitësin dhe rehatinë për udhëtarët tjerë, të gjithë janë të sigurt nga konstrukti shumë i fortë.
SKODA FABIA
Prodhuesi çek ka zënë edhe një vend në këtë listë, kësaj radhe me një veturë shumë më të vogël në krahasim me Kodiaqin. Modeli Fabia që ka hapësirë të vogël është i përkryer sa i përket sigurisë gjatë vozitjes, si dhe në raste përplasjes.
AUDI A3
Kushton më shtrenjtë se makinat tjera familjare, por në A3 janë të bashkuara në mënyrë të mrekullueshme rehatia, balanca dhe kontrolli. Me të gjitha pjesët motorike të punuara nga teknologjia e lartë, si dhe hapësirë të bollshme, vetura ofron edhe nivel të lartë sigurie.
VW TOURAN
Mund të gjinden edhe modele më të lira që kanë nga shatë ulëse, por ato mund të jenë të rrezikshme gjatë vozitjes së shpejtë dhe në rast përplasjesh. Volkswagen ka bërë bashkë në këtë Touran ofrimin e vozitjes sikur një shofer profesionist, si dhe qëndrimin në hapësirë të bollshme për udhëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë raund i ri automjetesh historike: Këto 'legjenda' kanë mbushur tridhjetë vjet!
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten
Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025
Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defekteve
Porsche zbulon modelin e rrallë të personalizuar 911 Dakar
Vlerësimi i gjendjes së baterisë: Mos u frikësoni kur blini një veturë të përdorur elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët