AutoMita prezantoi modelin më të ri të Dacia Duster 2025 në Prishtinë, duke theksuar përmirësimet që e bëjnë këtë veturë një zgjedhje të preferuar në tregun e automjeteve.
Zani Paçarizi, konsulent i shitjes në AutoMita, shpjegoi për Telegrafin veçoritë që e bëjnë Duster-in e ri të dallueshëm.
Sipas tij, kjo veturë përfaqëson një revolucion të vërtetë, duke ofruar një dizajn të ri, një eksterier dhe enterier të përmirësuar, teknologji inovative, motorë të larmishëm, si dhe një variant hibrid me shpenzime të ulëta dhe mirëmbajtje të lirë.
“Jemi të lumtur të prezantojmë një nga veturat më të shitura në kategorinë e tij, Dacia Duster i ri, krejtësisht me pamje të re. Dizajn i ri, eksterier i ri, enterier i ri, teknologji e re, po ashtu shumë llojllojshmëri e motorëve, e po ashtu vizioni hibrid me shpenzime të vogla e me mirëmbajtje të lirë. Dacia Duster i ri do ta pushtojë tërë tregun e veturave të reja”, tha Paçarizi.
Paçarizi shtoi se vlera për çmimin është arsyeja kryesore që tërheq klientët drejt këtij modeli, duke e bërë Duster-in të përshtatshëm për terrene të ndryshme dhe udhëtime të gjata.
“Një nga pikat kyçe të klientëve tanë që vendosin me ble veturën është padyshim vlera për çmimin që e ka. Pra Dacia Duster vazhdon të jap vlerë për çmimin që e ka me llojlloshmërinë e motorëve sikurse për terrenet e vështira për qytet për rrugë të gjata…”.
Siguria gjithashtu është në fokus, duke përfshirë sisteme të avancuara si frenimi emergjent, leximi i shenjave të rrugës dhe paralajmërimi për këndin e vdekur në pasqyrë.
“Si p.sh tek vetë frenimi emergjent, për leximin e shenjave të rrugës, për paralajmërimin në këndin e vdekur në pasqyrë, e shumë pajisje të tjera të sigurisë.
E dimë që klientët tanë kërkojnë një makinë të besueshme dhe të rehatshme e të aftë për të përballuar terrene të ndryshme dhe Dacia Duster e ofron këtë. Përkushtimi i Dacia të ofron automjete të cilësisë së lartë që janë të arritshme për të gjithë dhe Duster i ri është dëshmi për këtë”, tha ndër të tjera Paçarizi për Telegrafin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ta kurseni karburantin?
Një tjetër rënie e madhe e shitjeve të automjeteve elektrike në tregun gjerman
Australia futi një kategori të veçantë në patentë shoferin
Lamborghini zbulon Urusin me pamje unike - habit kur tregon se sa orë iu deshën për ta përfunduar ngjyrosjen e tij
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a e dini ku?
Subvencionet për prodhuesit e automjeteve dhe komponentëve - a është kthyer në lojë hidrogjeni?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?