LAJMI I FUNDIT:

Putini: Sanksionet e SHBA-ve i komplikojnë të gjitha

Putini: Sanksionet e SHBA-ve i komplikojnë të gjitha

Ende nuk është e qartë nëse projektligji për sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Rusisë do të marrë vërtetë formën e ligjit. Por udhëheqësi i Kremlinit tregoi si masë paraprake kartonin e verdhë duke kërcënuar tërthorazi.

Në debatin rreth sanksioneve të reja amerikane ndaj Rusisë kreu i Kremlinit, Vladimir Putin paralajmëroi për një përkeqësim në marrëdhëniet me SHBA-në.


“Natyrisht kjo do t’i komplikojë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Putin për kanalin e parë televiziv Rossiya 1.

“Ai e konsideron qëndrimin e SHBA-së si të rrezikshëm. Është shumë herët për të folur për kundërmasa, tha Putini.

Megjithatë, vendi i tij do të “bëjë diçka shtesë,” tha Presidenti. Ai nuk u shpreh më qartë, por theksoi: masat që mund të marrë Rusia, nuk do të shkaktojnë ndonjë kolaps.

Senati amerikan votoi të enjten me shumicë dërrmuese pro sanksioneve të reja kundër Moskës, për shkak të ndërhyrjes së dyshuar ruse në fushatën zgjedhore presidenciale amerikane. Projektligji parashikon sanksione kundër kompanive që kontribuojnë me furnizime me pjesë  këmbimi, shërbime ose teknologji “drejtpërdrejt” për ndërtimin ose mirëmbajtjen e gazsjellësve rusë, transmeton DW.

Si masa sanksionuese parashikohen përjashtimi i Rusisë nga tenderat publikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose kufizimi i huamarrjeve nga bankat amerikane deri në masën dhjetë milionë dollarë brenda dymbëdhjetë muajsh.

Po ashtu mund të kufizohen edhe mundësitë e kompanive amerikane apo të qytetarëve amerikanë për të blerë aksione të kompanive të sanksionuara. Prej këtyre do të preken me siguri edhe sipërmarrjet evropiane gjë që kancelarja Angela Merkel e konsideroi si “të çuditshme”.

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Evropa
Kalo në kategori