LAJMI I FUNDIT:

Alves: Dybala duhet ta lë Juventusin një ditë

Alves: Dybala duhet ta lë Juventusin një ditë

Dani Alves pranon se Paulo Dybala do duhet të lërë Juventusin një ditë nëse ai dëshiron të realizojë potencialin e tij të plotë.

Dybala është lidhur me Real Madridin dhe Barcelonën gjatë gjithë periudhës së tij dyvjeçare me Juve, por një transferim nuk pritet të ndodh pas argjentinas ka theksuar se ndihet i lumtur në Torino.

Megjithatë, shoku i tij i skuadrës, Alves e ka sugjeruar se Juventusi nuk duhet të jetë kulmi i karrierës për sulmuesin, pasi në të ardhmen duhet të ndërroj ambient.


“Dybala do të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Alves për Canais Esporte Interativo.

“Por, unë mendoj se për të, që ta kuptojë potencialin e tij të plotë, për të provuar veten, një ditë, nuk e di kur, ai duhet të largohet nga Juventusi”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/