Seanca parlamentare ku duhet të zgjidhen zëvendësministra dhe me këtë të kompletohet kabineti qeveritar i Maqdonisë, është përcjellë me tensione.
Situata në Kuvend është tensionuar pasi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi refuzoi kërkesën e deputetit të OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorgjev për ndërhyrje procedurale.
Xhaferi tha se deputeti Gjorgjev kishte të drejtën e replikës, ndërkohë ai këmbënguli për ndërhyrje procedurale edhe përkundër thirrjeve të kryeparlamentarit që ta lëshojë foltoren e Kuvendit.
Më pas, Xhaferi kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja deputetin Gjorgjev.
Paraprakisht, deputetët e shumicës parlamentare pranuan kërkesën e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që udhëhiqet nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, për të zhvendosur si pikë të fundit të rendit të ditës zgjedhjen e zëvendësministrave, me qëllim, siç thanë, deputetëve t`u mundësohet më shumë hapësirë kohore për t`u përgatitur për debat.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së ende nuk kanë formuar grup parlamentar. Dhe, përderisa ata funksionojnë si deputetë të pavarur, në bazë të rregullores, kanë të drejtë të paraqiten në foltore sa herë që vlerësojnë se kanë arsye për të reaguar në formë procedurale, madje edhe duke bërë replika me bashkëpartiakët e tyre .
Ekspertët juridikë thonë se në këtë mënyrë deputetët e opozitës maqedonase, duke mos formua grup parlamentar, synojnë t`i krijojnë stërkëmbëza institucionit ligjvënës, të cilin e presin shumë punë sa i përket realizimit të rekomandimeve që kërkohen nga faktori ndërkombëtar, lidhur me realizimin e reformave.
Jove Kekenovski, ish-zyrtar i lartë i OBRM-PDUKM-së për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo parti, përderisa drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në të gjitha format do të synojë të pengojë punën e Kuvendit për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë.
“Mosformimi i grupit parlamentar nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, ka për qëllim që në momente të caktuara të bëhen pengesë e punës së këtij institucioni dhe njëkohësisht synohet që pushteti, në sytë e opinionit të prezantohet si strukturë e paaftë politike, e cila vetëm premton por nuk ka kapacitet të realizojë premtimet… ndërkohë që deputetët e OBRM-PDUKM-së, të tregohen se janë për debat”, thotë Kekenovski.
“Kësaj situate duhet t’i jepet fund sa më parë sepse rrjedhimit, ikënkoha për realizimin reformave që kërkohen nga Brukseli, si kusht për përshpejtimin e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Zgjidhja e vetme është ndryshimi i rregullores së punës”, vlerëson Kekenovski.
Ndërkaq, Albert Musliu thotë se OBRM-PDUKM dëshiron të krijojë tensione në Kuvend, për të zhvendosur vëmendjen nga zbardhja e aferave korruptive që ndërlidhen me zyrtarët e lartë të kësaj partie.
“Deputetët e shumicës parlamentare duhet të gjejnë një mënyrë për tu ballafaquar me një situatë të këtillë. Është e drejtë legale edhe pse jo shumë legjitime e deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të veprojnë në këtë mënyrë në Kuvend, për tu paraqitur në foltore në bazë të ndërhyrjeve procedurale dhe përderisa ata nuk e shkelin rregulloren e punës, ata do të ballafaqohen vetëm me përgjegjësi politike”.
“Uroj që shumica e re parlamentare, në krye me kryetarin e Kuvendit, këtë tendencë të OBRM-PDUKM-së, për të bërë obstruksione, të gjejnë mënyrë për ta anashkaluar”, thotë Musliu.
Në seancën e sotme, në rend dite është dhe shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Publik Marko Zvëlevski, pas një sërë akuzash ndaj tij për përfshirje në afera të ndryshme, por edhe në pengimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Zvërlevski ishte pjesë edhe e aferës së përgjimeve të publikuar nga opozita për lidhjet e tij me pushtetin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Filluan debatet profesionale për reforma në Këshillin gjyqësor në RMV, zgjidhje përfundimtare pritet deri në fund të dhjetorit
Ibrahim Dehari shkarkohet nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët