LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ylli i Kosovës largohet nga Përfaqësuesja, shkak ‘dështaku’ Albert Bunjaku

Zyrtare: Ylli i Kosovës largohet nga Përfaqësuesja, shkak ‘dështaku’ Albert Bunjaku

Besart Berisha nuk do të luaj më me Kosovën. Ky është vendimi i tij pas ndeshjes me Turqinë.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, Berisha ka treguar arsyet e këtij vendimi.


“Sa të jetë Albert Bunjaku unë më kurrë nuk do të luaj me Kosovën. Ai për mua është trajneri më i dobët në karrierë që e kam njohur. Kam ardhur të luaj për Kosovën hatri i popullit, i fansave që më duan. Por, Bunjaku është arsyeja që nuk mund të vazhdoi më. Ai është i dobët në stërvitje, në ndeshje, pas ndeshjes, thjesht ai nuk di asgjë”.

Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)
Lexo po ashtu Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)

“Nuk është zakon i imi të kritikoi trajnerët por këtë ia kam borxh Kosovës sepse nuk bën të lë një trajner si ai. Nuk e di nëse ai ka luajtur futboll apo ku ka qenë trajner, por ai po e shkatërron Kosovën. Ai po tenton të luaj sistem mbrojtës, duke pasur skuadrën të sulmoi. Më besoni se Kosova ka skuadër fantastike. Kam njohur shumë yje këtu, ka futbollistë tejet cilësorë, por me Bunjakun të gjithë ndihemi të nënvlerësuar”, ka thënë Berisha.

I pyetur nga Indsksonline se kush duhet të jetë trajner i ri i Kosovës, Besi ka një përgjigje.

“Na duhet ndonjë trajnerë qe di të bëjë taktika, di ti motivoi futbollistët. Për shembull, ndonjë kroat apo gjerman me përvojë” ka thënë Berisha.

Tensione në bankinën e Kosovës, debatojnë Ujkani e Sahiti
Lexo po ashtu Tensione në bankinën e Kosovës, debatojnë Ujkani e Sahiti

Ylli i futbollit australian ka thënë se në momentin që largohet Bunjaku, ai do të rikthehet përsëri të luaj për Kosovën.

Besart Berisha së bashku me Samir Ujkanin

“Bunjakut nuk dua të ia shoh sytë asnjëherë më. Ai më ka injoruar mua ai futbollist pa më dhënë asnjë arsye. Mbrëmë ishin në stadium disa menaxherë nga Evropa dhe Azia. Nuk kanë mundur ta besojnë që te Kosova nuk ka vend në përbërje futbollisti më i mirë në Azi dhe Australi” ka thënë Berisha.

Sa i përket të ardhmes së Berishës në Australi, Besi na ka dhënë disa detaje.

“Kam oferta nga Turqia, Gjermania, Kina, Spanja, Korea e Jugut e Dubai. Do ti shqyrtojë të gjitha ofertat dhe do të marrë vendim”, përfundon Besart Berisha.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori