LAJMI I FUNDIT:

Kundërzbulimi urdhëron tërheqjen e agjentes Buzharovska nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd

Kundërzbulimi urdhëron tërheqjen e agjentes Buzharovska nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd

Agjencia e Kundërzbulimit ka lëshuar urdhër për tërheqjen e përfaqësuesit të saj nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd, Irena Buzharovska, në afat prej 72 orësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime të Tv Telma thonë se kjo kërkesë vjen pas marrëveshjes Shkup-Beograd rreth incidentit me Goran Zhivaljeviq, i cili ishte i pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë, jashtë protokollit zyrtar, natën e 27 prillit.


Agjencia kërkon kthimin e Buxharovskës për t’u mundësuar largimi sa më i shpejtë i Zhivaljeviqit./Telegrafi/